Deda: Koalicioni ynë me Amerikën – fushata do të jetë e ndyrë

Politika

Deda: Koalicioni ynë me Amerikën – fushata do të jetë e ndyrë

Më: 20 maj 2017 Në ora: 23:00
Ilir Deda

Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtu ai është lidhur duke thënë se koalicioni kundërshtarë PDK-AAK-Nisma janë të papërgjegjshëm.

“Ata përdorin gjuhë linçuese dhe etiketuese. Ne nuk i kontribuojmë fushatës polarizuese”, ka thënë Deda.

“Nuk është e jona t’i acarojmë njerëzit dhe nuk do ta promovojmë këtë kulturë”, ka shtuar ai më tej në Magazina Zgjedhore.

“Nuk ka takon neve të acarojmë situatën”.

Sipas tij partitë politike nuk bën të kontribuojnë në hasmëri.

“Fushata po shihet, do të jetë shumë e ndyrë”, ka përfunduar Deda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat