Salihaj: Këto janë arsyet pse mbeta jashtë listës së LDK-së

Politika

Salihaj: Këto janë arsyet pse mbeta jashtë listës së LDK-së

Nga: H.O. Më: 23 maj 2017 Në ora: 20:42
Adem Salihaj

Anëtari i LDK-së, Adem Salihaj në një postim në Facebook ka thënë se vendimi për eleminimin e tij nga lista për deputet është i padrejtë dhe bie ndesh me parimet e demokracisë.

Ai ka sjellë edhe disa arsye pse është eleminuar nga kjo listë.

Megjithatë, ai ka thënë se do të qëndroj me dinjitet para shumë sfidave dhe kërcënimeve, deri te kërcënimi për jetën.

AI zotohet të vazhdoj veprimtarinë në LDK.

Postimi i tij i plotë:

Tashmë u publikua lista zyrtare e kandidatëve për deputetë e LDK-së dhe ndodhi ajo që ishte pritur-u eleminuan nga lista 5 deputetë të deritashëm , në mesin e të cilëve jam edhe unë.

Konsideroj se ky veprim nuk është i drejtë dhe bie ndesh me parimet elementare të demokracisë se brendshme.

Eleminimi im u bë për shkak se votova kundër koalicionit me PDK-në ,si dhe kundër zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të kuvendit dhe Hashim Thacit për president i Kosovës.

Lidhur me Marreveshjen e demarkacionit,u deklarova se nuk do ta votoj,ndonëse ajo nuk u soll asnjëherë në kuvend për votim.

Lidhur çështjen e koalicionit, në kuadër të të cilit përfshihen edhe zgjedhja e Thaçit dhe Veselit,organet e LDK-së për katër vite me radhë,duke ndjekur zërin e elektoratit tonë, kishin qëndrim të prerë se nuk do të bëhet koalicion me strukturat kriminale të PDK-së dhe SHIK-ut. Këtë qëndrim e kanë përcjellur për 4 vite me radhë te anëtarësia e LDK-së dhe te publiku, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, nënkryetarët dhe sekretari i përgjithshëm Ismet Beqiri. Asnjë organ i LDK-së asnjëherë nuk ka marrë vendim që të bëhet koalicion me PDK-në,prandaj konsideroj se qëndrimet e mija kanë qenë në përputhje me vendimet e organeve të LDK-së . Po të pyetesha edhe tash,sërish do ta mbaja të njëjtin qëndrim,sepse konsideroj se është qëndrim i drejtë dhe është në përputhje me zërin e fuqishëm të elektoratit të LDK-së.

Une pata shumë pasoja për shkak të qëndrimeve të mija parimore, por pavarësisht këtyre pasojave , unë do të qëndroj me dinjitet,ashtu siç kam qëndruar para shumë sfidave e kërcënimeve që kam pasur në vazhdimësi,para,gjatë dhe pas luftës,deri edhe te kërcënimi për jetën.

I falënderoj të gjithë përkrahësit dhe simpatizantët e shumtë ,të cilët gjatë gjithë kohës më qëndruan pranë dhe më inkurajuan që të qëndroj drejt dhe ta dëgjoj zërin e tyre.

U premtoj se do ta vazhdoj punën dhe veprimtarinë time në LDK dhe se zëri i tyre përherë do të jetë orientim për mua. AS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat