Partitë e kapura nga krimi dhe korrupsioni

Politika

Partitë e kapura nga krimi dhe korrupsioni

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 24 maj 2017 Në ora: 17:16
Partitë politike në Kosovë, foto ilustrim

“Kjo është një mesazh i qartë  së partitë politike nuk mund të distancohen nga njerëzit  që kanë problem me ligjin, dhe është një dëshmi e mirë  se drejtësia anashkaluar që nga pas lufta do të këtë vazhdimësinë e njëjtë me këto parti. Retorika boshe dhe pa përmbajtje substanciale, në esencë  nuk ka me vete asgjë në interes qytetar, përveç manipulimit të opinionit publik që jemi mësuar ta shohim çdo ditë”, ka thënë analisti Hidajet Ahmeti për “Bota sot”.

Njerëz të cilët kanë probleme me ligjin, do të jenë pjesë e listave zgjedhore pavarësisht thirrjeve të Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Greg Delaëie, që të mos ndodhte një gjë e tillë. Në listat e kandidatëve për deputetë figurojnë emra të personave të dyshuar për afera korruptive por edhe për raste të tjera.

Për njohësit e çështjeve politike, veprimet e tilla të partive tregojnë, se të njëjtat nuk mund të distancohen nga njerëzit që kanë problem me ligjin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat