Listat e ricikluara nuk ofrojnë alternativa

Politika

Listat e ricikluara nuk ofrojnë alternativa

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 maj 2017 Në ora: 17:37
ilustrim

“Ajo që është e befasishme për këto zgjedhje dhe që është shumë e dyshimtë, është koalicioni PDK, AAK dhe NISMA, si dhe mos interesimi i PDK-së për postin e kryeministrit. Ndërsa faktori i tretë dhe shumë serioz është koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa, koalicion ky, që udhëheq me komunat më të mëdha në Kosovë”, është shprehur Xhelili.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë futja e figurave të reja brenda subjekteve politike, nuk është e mjaftueshme që qytetarët të kenë alternativë për të votuar.

Mungesa e konkurrencës për ndryshime po cilësohet të jetë zhgënjyese për qytetarët edhe në këto zgjedhje.

Mungesa e alternativave të reja, mund të sjellë abstenim të qytetarëve në këto zgjedhje, zgjedhje, gjë që sipas analistëve do ta rrezikonte seriozisht legjitimitetin e rezultatit zgjedhor.

Mungesa e Alternativave

Analisti politik Leon Duhanaj duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se fakti që nuk kemi alternativa të reja është për keqardhje.

Sipas tij, për këtë janë përgjegjës shumë faktorë, duke u nisur nga mungesa e një reforme zgjedhore, nga mungesa e mbështetjes financiare për subjektet e reja, nga pragu i lartë prej 5% të cilin duhet kaluar për t'u bërë parti parlamentare e krejt në fund, nga vet mungesa e vullnetit të qytetarëve, për t'i mbështetur dhe për t'u dhënë të paktën shpresë për mbijetesë alternativave të reja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat