“Hienat e vjetra”, me mashtrime të reja

Politika

“Hienat e vjetra”, me mashtrime të reja

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 25 maj 2017 Në ora: 18:23
ilustrim

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në fillimin zyrtarë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit. Subjektet politike tashmë kanë nisur udhëtimet e tyre nëpër Kosovë, duke dhënë premtime nga më të ndryshmet për mirëqenien e qytetarëve. Karvani i politikanëve, me vetura luksoze, madje edhe vetura zyrtare të ministrive, komunave e institucioneve të tjera që mirëmbahen me taksat e qytetarëve të Kosovës, po vazhdon avazin e vjetër me premtime megalomane për vende pune, ekonomi, zhvillim, heqje të vizash, infrastkturë e çka jo tjetër.

Premtimet e njëjta, qytetarët e Kosovës, i kanë dëgjuar edhe në fushatat e mëparshme, ndërsa realizimi i tyre ka qenë i mangët. Por, kush janë ata që do të kërkojnë votën e qytetarit kësaj radhe?

“Fillimi i ri”, quhet slogani i Partisë Demokratike të Kosovës. Ky subjekt politik bashkë me AAK-në dhe Nismën dhe me disa parti më të vogla, u bashkuan për të ardhur me lehtë në Qeveri.

Nisma për Kosovën, e cila dikur ishte shkëputur nga PDK-ja, i`u ribashkua asaj me qëllim të zgjedhjes së Ramush Haradinajt në postin e Kryeministrit. Nisma bashkë me AAK-në harruan vijat e kuqe që i kishin vendosur kundër koalicionit me PDK-në duke u strukur në “gjirin e saj”, në luftën e tyre për mbijetesë. Kujtojmë se që të dyja këto parti, mezi e kishin kaluar pragun në zgjedhjet e kaluara. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat