Selmanaj tregon arsyen pse hyri në politikë

Politika

Selmanaj tregon arsyen pse hyri në politikë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:27
Driton Selmanaj aderoi ditë më parë në LDK

Ish – analisti Driton Selmanaj, ka theksuar se ai ka hyrë në politikë, sepse ka menduar se është i pamjaftueshëm angazhimi i tij, vetëm përmes shoqërisë civile dhe fjalëve.

Ai në emsionin “Debat D”, ka theksuar se “vjen një moment kur t’i e sheh se proceset po vinë duke u degraduar, dhe se gjithçka është në nivel të degradimit”.

“Sot e vëren që diçka spo funskionon, dhe segmenti me i urryer është profesioni i politikanit shihet me urrejtje nga ana e njerëzve. Unë personalisht, më kanë bërë të mendoj se njerëzit dëshirojnë ta shohin një klasë tjetër politike”, ka shtuar Selmanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat