Lëvizja Vetëvendosje kërkon ndihmën e qytetarëve: Nuk financohemi nga paratë e pista

Politika

Lëvizja Vetëvendosje kërkon ndihmën e qytetarëve: Nuk financohemi nga paratë e pista

Më: 27 maj 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka funksionalizuar platformën më të re ku qytetarët mund të kontribuojnë më lehtë me donacione.

Në faqen zyrtare të VV-së në Facebook, thuhet se “Lëvizja ka nevojë për ju” sepse financohet nga qytetarët e jo nga paratë e pista.

Njoftimi i plotë:

Lëvizja ka nevojë për ju! Ne financohemi nga qytetarët sepse nuk marim para te pista. Dhuro që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë!

Tashmë, platforma e donacioneve mundëson që të kontribuoni online!

– Ju lutem shpërndajeni këtë platformë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat