Do të ndalet praktika e pasurimit në kurriz të popullit

Politika

Do të ndalet praktika e pasurimit në kurriz të popullit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 28 maj 2017 Në ora: 17:56
Dardan Velija

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dardan Velija, konsideron se faktori politik në Kosovë duhet të merret me çështje reale dhe jo vetëm me ‘tema të mëdha’ që nuk i shërbejnë askujt.

Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Velija ka treguar se cili do të jetë përkushtimi i tij në rast se zgjidhet në postin e deputetit. “Duhet të ndërpritet praktika ku politikanët pasurohen në kurriz të potencialit për zhvillim. Hapi tjetër do të jetë zhvendosja e vëmendjes te çështjet reale që na preokupojnë”, ka thënë ai.

Bota Sot: Pse e zgjodhe pikërisht LDK-në?

Dardan Velija: Faktori vendosës ishte hapja ndaj të resë që kjo parti e bëri. Vendimi i Kryeministrit Mustafa për ta kandiduar z.Hoti për Kryeministër bëri që shumë të rinj ta shohin mundësinë për t’u përfshirë në këtë parti. Aty gjetëm një grup profesionistësh që meritojnë të përkrahen dhe me të cilët mund të punohet.

Bota Sot: Çfarë synon të arrish nëpërmjet politikës?

Dardan Velija: Nëse hy në Parlament, fokusi im do të jetë rinia. I përmendim pa ndërprerë që dy të tretat e popullsisë i kemi nën moshën 30 vjeçare e s’bëjmë asgjë për ta. Politika në Kosovë duhet të ndryshojë rrënjësisht. Pikë së pari do të duhet të fillohet të merret me çështjet reale dhe jo me vetëm me ‘tema të mëdha’ që nuk i shërbejnë askujt. Ndërmarrësia, inovacioni dhe arsimi do të jenë fushat ku do të angazhohem me tërë qenien. Pastaj do të duhet të punohet të ndërtohet konsensus për zhvillim dhe për politikën e jashtme që vendin më në fund ta vendosim në binarë të shëndoshë të zhvillimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat