Politikanët e “listës së zezë”, pjesë e listave zgjedhore

Politika

Politikanët e “listës së zezë”, pjesë e listave zgjedhore

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 30 maj 2017 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Vazhdimisht kemi dëgjuar kur ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar që në lista për deputetët mos të kemi persona që janë në problem më ligjin apo kanë raste gjyqësore të hapura, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh.

Politikanë dhe deputetë nga Kosova vazhdojnë të jenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota. Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe ish deputetë të Kuvendit të Kosovës por që sot udhëheqin koalicione dhe janë lista zgjedhore për tu bëre prapë deputetë apo ministra.

Vazhdimisht kemi dëgjuar kur ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar që në lista për deputetët mos të kemi persona që janë në problem më ligjin apo kanë raste gjyqësore të hapura, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Në zgjedhjet e 11 qershorit diku rreth 20 veta janë më akuza për korrupsion dhe të tjera që janë në listat zgjedhore e që nesër ndoshta do te jenë ministra apo Deputetë në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Analisti Fadil Lepaja ka thënë për “Bota Sot” se nëpër vendet demokratike personat që kanë probleme më ligjin nuk hynë nëpër lista zgjedhor. Kjo zakonisht vetë rregullohet, pa pasur nevojë të ndërhyj shteti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat