Nitaj: Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë ndoshta zgjidhja më e mirë!

Politika

Nitaj: Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë ndoshta zgjidhja më e mirë!

Më: 30 maj 2017 Në ora: 23:14
Muharrem Nitaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se koalicioni mes PDK-AAK-Nisma më të nominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj nuk ka qenë zgjidhja ndoshta më e mira apo përfekte.

Mirëpo, sipas Nitajt, ky koalicion ka qenë zgjidhja e vetme e mundshme në raport me situatën e krijuar politike në vend.

“Kosova është përballë një ngërçi dhe pafuqie totale politike për t’i shtyer disa procese përpara dhe për t’i marrë disa vendime që janë jetike dhe në situatë të tillë është vlerësuar se ka qenë i domosdoshëm bashkimi i këtyre forcave politike për të krijuar një fuqi politike që ka vizion që se si duhet qeveria t’i qaset problemeve të ardhshme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat