“Bosat e krimit të organizuar”, pjesë e listave zgjedhore

Politika

“Bosat e krimit të organizuar”, pjesë e listave zgjedhore

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 31 maj 2017 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Politikanë dhe deputetë nga Kosova vazhdojnë të jenë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Financave, zyra për kontrollin e aseteve të jashtëm, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota. Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe ish deputetë të Kuvendit të Kosovës por që sot udhëheqin koalicione dhe janë lista zgjedhore për tu bëre prapë deputetë apo ministra.

Vazhdimisht kemi dëgjuar kur ambasada amerikane në Kosovë ka kërkuar që në lista për deputetët mos të kemi persona që janë në problem më ligjin apo kanë raste gjyqësore të hapura, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh. Në zgjedhjet e 11 qershorit diku rreth 20 veta janë më akuza për korrupsion dhe të tjera që janë në listat zgjedhore e që nesër ndoshta do te jenë ministra apo Deputetë në Kuvendin e Republikës se Kosovës.

Image
Fadil Lepaja

Bosat e krimit të organizuar

Analisti Fadil Lepaja ka thënë për “Bota Sot” se nëpër vendet demokratike personat që kanë probleme më ligjin nuk hynë nëpër lista zgjedhor. Kjo zakonisht vetë rregullohet, pa pasur nevojë të ndërhyj shteti.

“Të ne kemi një situatë ndryshe., jo vetëm personat të cilët ndodhen në listë të zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por kemi edhe raste të tjera kur  vazhdojnë procese gjyqësore ndërkohë që procesi zgjedhor ka filluar. Në parim, nuk do të duhej të futej në listë askush derisa të mos sqarojë "problemet" me ligjin. Por, kjo të ne nuk paraqet problem, aq më tepër që personat që janë nëpër procese gjyqësore qoftë ndërkombëtare apo vendore në një farë formë  vejnë mbi kokë kurorën e martirit dhe e shndërrojnë atë që duhej të ishte pengesë në përparësi elektorale.

Image
Faik Krasniqi

Një mendim të njejtë që ndryshe i quan edhe bosët e krimit të organizuar në Kosovë është edhe opinionisti Faik Krasniqi. Ai për “Bota sot” ka thënë se “Nëse ja lëshojmë një sy këtyre emrave të ''listës së zezë'' të SHBA-ve, shihet qartë se këta janë ''peshqi shumë të vegjël'' në krahasim me ata që notojnë në ''oqeanin'' bosët e krimit të organizuar në Kosovë. Ata sot veprojnë brenda institucioneve, duke filluar nga Presidenca dhe ekzekutivi i Kosovës, dhe nga raportet ndërkombëtare dhe shtypi amerikan janë thënë me emër dhe mbiemër, të njohur edhe si bosë të mafias në Ballkan” ka thënë nder të tjera Krasniqi.

Rreziku nga klani pronto

Sipas tij këta persona nuk është dashur të përfshihen në listat zgjedhore për deputetë.

“Tekefundit Kosova nuk çlirohet nga mafia politike edhe nëse këta emra largohet nga skena politike, derisa shtetin tash e 18 vite e udhëheq Klani Pronto. Listat zgjedhore më njerëz të korruptuar do të vazhdoj edhe për një kohë kështu pasi që vështirë se këta persona mund të largohen nga pozitat të cilat me korrupsion i kanë marrë”, ka thënë  Krasniqi.

Image
Blerim Burjani

Analisti Blerim Burjani ka thëne se personat e tillë që janë në listë të zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk është dashtë të jenë në listë.

“Nuk ka pas nevoje që serish të këtë njerëz në lista zgjedhore që kanë probleme të ndryshme, do të kishte qenë mire  që të kishte gjëra të tilla të cilat si kërkesa për largim nga politika kishte edhe shumë më herët që nga viti 2000, 2004, kishte kërkesa të vazhdueshme të mos këtë njerëz të tillë më ndikim në shtet, sidoqoftë këto parti janë të tilla sa nuk merren fare më këtë çka thonë ata në mënyrë uni laterale kanë futë në listë njerëz të tillë dhe të tjerë, mbi të gjitha asnjë person i inkriminuar penalisht apo më ngritje të aktakuzave nuk është dashur të këtë persona të tillë në listë”, ka thënë ai.

Porosia e Ambasadorit Delawie

Ndryshe, ditë më parë, Ambasadori amerikan Greg Delawie ka përsëritur qëndrimin e tij se në listat zgjedhore nuk ka dëshirë të shohë njerëz me aktakuza për korrupsion

“Dua që ta dini se çdo votë ka rëndësi dhe e ardhmja e vendit tuaj është në duart tuaja. Ka persona që në këto zgjedhje votojnë për herë të parë, prandaj është e rëndësishme që të mos ketë persona me aktakuza për korrupsion. Njerëzit e Kosovës meritojnë zgjedhje të lira”, ka thënë Delawie.

Ndryshe, lista e ashtuquajtur e zezë e publikuar në shkurt të këtij viti vazhdon të jetë aktive. Kryetari Nismës Fatmir Limaj vazhdon te jetë në atë listë, duke pasuar më pas edhe kryetari i komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci. Kurse edhe ish Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi, Rrustem Mustafa-Remi, ish deputet i PDK-së. Edhe Sami Lushtaku i cili aktualisht gjendet në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat