Koalicioni i djathtë prezanton projektin për fitore më 11 qershor

Politika

Koalicioni i djathtë prezanton projektin për fitore më 11 qershor

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 21:12
Fushat, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi

Drejtuesit më të lartë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, në tubimin qendror që u mbajt të enjten në Prishtinë, kanë prezantuar projektin e tyre për fitore në zgjedhjet e 11 qershorit.

Koalicioni ka prezantuar edhe listën prej 110 kandidatëve, të profileve të ndryshme, të cilët do të marrin besimin e zgjedhësve më 11 qershor.
Kryetari i LDK-së dhe kryeministri Isa Mustafa, ka thënë se ata që u munduan të na thyenin e kanë thyer vetveten.

“Nga frika se do t’i mundnim, u dorëzuan. Ai që s’po i pritej ta kapte edhe pozitën e shefit të qeverisë, ia dorëzoi stafetën atij që tërë kohën thoshte se PDK-ja duhet të shkonte në opozitë. E çfarë po bën tash? Po mundohet t’i ndihmojë që të vazhdojë kapjen dhe zhvatjen e shtetit”, ka thënë Mustafa.

Image

Mustafa ka thënë se e vetmja zgjidhje për Kosovën është që PDK të shkojë në opozitë. “Jo për rivalitet politik, por sepse jemi bindur se PDK në opozitë është e vetmja mënyrë për ta çkapur shtetin. Ne e kemi ditur edhe 3 vjet përpara se PDK në opozitë është zgjidhja e vetme për Kosovën, pa krim të organizuar, pa korrupsion, pa kontrabandë, pa haraç, për t’ia hapur rrugën sundimit të rendit dhe ligjit, krijimit të kushteve për investimet e brenshme dhe të jashtme, për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për punësimin e të rinjve, për reforma në arsim, në shëndetësi, për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe për forcimin e partneritetit me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.

Mustafa e ka falënderuar në mënyrë të veçantë Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, që nuk u zbraps nga shantazhet dhe kërcënimet, por, me vendosmëri u bë pjesë e koalicionit të fitores.

“Mimoza, Iliri dhe ekipi i shkëlqyer i Alternativës në këtë koalicion, janë argument se ne jemi alternativa që i duhet Kosovës. Sylejman Çerkezi dhe Lëvizja për Drejtësi përkrah nesh është dëshmia se ne kemi ruajtur vlerat e traditës sonë. Besojmë në Zot, e ruajmë fenë dhe e kultivojmë tolerancën dhe mbi të gjitha e duam atdheun tonë”, ka thënë Mustafa.

Image

Kreu u LDK-së ika thënë se më 11 qershor, qytetarët e Kosovës kanë testin e madh përpara vetes, të zgjedhin mes të kaluarës dhe të ardhmes.
“E ardhmja është koalicioni ynë. Alternativa jonë qeverisëse. Me duar të pastra dhe në shërbim të Kosovës. Alternativa që i siguron Kosovës thellimin e partneritetit me aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Që e garanton transformimin e suksesshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka thënë Mustafa.

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, ka thënë se trashëgimia politike e LDK-së nga Presidenti Rugova është vlerë për Kosovën.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos t’i votojnë ata që ju çojnë në qorrsokak, por votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj Avdullah Hoti, i cili e çon Kosovën në Evropë.

“Brenda dy javësh do të merren vendime të mëdha për Kosovën. Unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane”, ka thënë Daul.

Image

Presidenti i PPE, grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Evropian, ka thënë se më 11 qershor Kosova do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm, do të shkojë drejt një qorrsokaku dhe konflikteve të brendshme, ose do të vendosë t'i zgjedhë deputetët e LDK-së, që do ta çojnë Kosovën në një të ardhme evropiane.

Ai ka vlerësuar lartë kandidaturën e Avdullah Hotit për kryeministër duke thënë se ai është një frymë e re për të cilën Kosova ka nevojë.

"Unë kam pasur kënaqësinë ta takoj z.Hoti dhe besoj që keni bërë një zgjidhje të duhur për ta çuar Kosovën në një të ardhme të mirë. Është i ri dhe kompetent, është një frymë e re dhe është njeri për të cilin Kosova ka nevojë", ka thënë Daul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat