Bajrami: Nisma do të dyfishojë numrin e deputetëve

Politika

Bajrami: Nisma do të dyfishojë numrin e deputetëve

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 21:44
Kandidatja për deputete nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Valdete Bajrami

Kandidatja për deputete nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Valdete Bajrami, e cila në mandatin e kaluar ishte kryetare e grupit parlamentar të Nismës në një debat televiziv në RTV Dukagjini ka thënë se partia e saj pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të dyfishojë numrin e deputetëve.

“Unë jam e bindur nëse mbahen zgjedhjet që ne i kemi kërkuar dhe ne i sollëm, Nisma do të dyfishojë numrat”, ka thënë Bajrami.

Ajo e ka quajtur pengesë faktin që në këto zgjedhje garojnë vetëm 15 deputetë nga Nisma, por megjithatë ky subjekt do të ketë përfaqësim të shtuar pas zgjedhjeve.

Bajrami ka shtuar se pjesëmarrja e Nismës në koalicionin e madh i ka kufizuar numrin e kandidatëve për deputetë edhe pse ajo shprehet e sigurtë që do të kenë dyfish më shumë deputet.

Nisma gjatë mandatit të kaluar kishte gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat