“Koalicioni PDK-AAK-Nisma, i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës”

Politika

“Koalicioni PDK-AAK-Nisma, i rrezikshëm për të ardhmen e Kosovës”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 5 qershor 2017 Në ora: 18:35
Lumir Abdixhiku

Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka treguar arsyet e tij pse ka vendosur të i bashkohet LDK-së. Duke folur për kryeministrin Isa Mustafa, ai ka thënë se Mustafa ka treguar, si pak udhëheqës të tjerë në vend, aftësi të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme. Ai madje ka komentuar edhe koalicionin PDK-AAK-Nisma, për të cilin thotë se është koalicion i interesave vetanake në dëm të atyre të Republikës.

Bota sot: Përse zgjodhët t`i bashkoheshit LDK-së?

Lumir Abdixhiku: Ju bashkova LDK-së për katër arsye thelbësore. E para, sepse hapi derën për mendime e kontribuues të jashtëm me qëllim të ndërtimit të mëtutjeshëm të alternativës politike për mbrojtje e ndërtim të Republikës. E dyta, sepse është e vetmja forcë politike që ka mundësi të bëjë çkapjen e shtetit nga zaptuesit rahagjokës dhe ta kthejë të njëjtën në binarë të euroatlantikes. E treta, sepse ka një histori të madhe brenda vetes, të gjeneratve të shumta kontribuuesish intelektual që kanë formësuar e ndërtuar këtë shtet që kemi në vete. Është privilegj të jem pjesë e një rrugëtimi të tillë në të ardhmen. E katërta, dhe jo më pak e rëndësishmja, sepse ndajë bindjet e njëjta orientuese e programore në politikë, ekonomi e organizim shoqëror.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat