Krasniqi: Votoni mbi bazën e të kaluarës së kandidatëve

Politika

Krasniqi: Votoni mbi bazën e të kaluarës së kandidatëve

Nga: H.O. Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:46
Agim Krasniqi

Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Agim Kransiqi ka thënë duke votuar të dielën, qytetarët votojnë për të ardhmen e vendin.

Ai ka theksuar madje disa arsye pse duhet votuar atë, duke gjykuar të kaluarën.

Ja postimi i plotë:

Nëse doni ndryshim pozitiv dilni dhe votoni për të ardhmen tuaj. Votoni mbi bazën e të kaluarës së kandidatëve dhe premtimeve reale për të ardhmen.

- Nuk e kam keqpërdorur asnjëherë paranë publike dhe asetet e Ministrisë së Financave

- Jam i vetmi zyrtar qeveritar që nuk kam përdorur asnjëherë kartelën e kreditit të institucionit ku punoj.

- Kam kaluar shumë kontrolle të shtetit dhe auditime dhe deri më tani nuk kam pasur asnjë vërejtje por vetëm lëvdata për punën që kam kryer.

- Kam mbajtur trajnime për Shërbyesit Civil të Kosovës për praktikat vendore e ndërkombëtare në hartimin dhe implementimin e politikave fiskale e buxhetore.

- Kam dhjetëra mirënjohje dhe çertifikata nga Institucionet kryesore botërore financiare për kontributin në financat publike.

- Nuk e kam keqpërdorur asnjëherë autoritetin tim ndaj vartësve të mi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat