Vetëvendosje më ngritje të madhe të elektoratit, posedon disa komuna

Politika

Vetëvendosje më ngritje të madhe të elektoratit, posedon disa komuna

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 13 qershor 2017 Në ora: 11:43
Vetevendosje

Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë ka sjell mjaftë të pa pritura si për koalicionin PAN dhe Lëvizjen Vetëvendosje po ashtu. Në krahasim më zgjedhjet e vitit 2014 koalicioni PAN, koalicioni mes partisë PDK-AAK-NISMA është humbësi i këtyre zgjedhjeve derisa Vetëvendosja ka shënuar ngritje të madhe pothuajse në shumicën e komunave të Kosovës përfshirë edhe Prishtinën. Festën për fitoren e Vetëvendosjes e cila ka dal si partia e dytë në këto zgjedhjeve e kanë konsideruar edhe si ngërç politik pasi që analistet besojnë se tashmë Kosova është në ngërç dhe se vështirë se mund të behet Qeveria pasi asnjëra nga partitë se ka shumicën e votave dhe se koalicionet eventuale shihen më dyshime.

VV- partia më e votuar

Përndryshe kësaj, Avdullah Hoti i nominuari për kryeministër nga LDK-ja në një postim të tij në faqen e tij zyrtare në facebook ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen e dhënë.

Hoti, ka thënë se gjatë këtyre zgjedhjeve ka bërë fushatë të civilizuar, fer e me program të qartë.

Ai i ka bërë thirrje KQZ-së që në ditët në vijim të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të themelohen institucionet e vendit në përputhje me Kushtetutën, përcjell Bota sot.

Hoti, ka paralajmëruar se ai dhe LDK nuk do të lëshojnë rrugë për ata që dhunojnë liritë qytetare, rendin dhe ligjin dhe perspektivën evropiane për Kosovën.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje nga rezultatet e deritanishme ka dalë si partia më e votuar në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura dje.

Triumfi i Vetëvendosjes vërehet dukshëm edhe në rezultatet e publikuara në faqen e KQZ-së, ku deri me tani ajo është duke prirë në nëntë komuna. Ne kemi tentuar të marrin një deklaratë nga Shpend Ahmeti apo zyrtarë tjerë të Vetëvendosjen por ata kanë thënë se janë duke u kënaqur më fitoren dhe se të gjitha i kanë thënë gjatë festimit mbrëmë. Ndryshe  Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë aktivistët, votuesit e përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai po ashtu në një postim në faqen e tij në facebook ka falënderuar kryeqytetasit duke thënë se janë ata të cilët të parët u prinë ndryshimeve. Ka falënderuar edhe gjithë aktivistët që sipas tij për 12 vite nuk u ndalën së kërkuari dinjitet.

Burjani: Kosova në ngërc politik

Analistet paralajmërojnë se Kosova tashmë është në ngërç politik dhe se vështirë se Qeveria mund të formohet tash më këtë përbërje të partive politike dhe shumën që ata kanë fituar.  Sipas analistit  Blerim Burjani ketë here kemi pas zgjedhje, triumfe dhe gëzime të disa subjekteve politike si Vetëvendosja.

Image
Blerim Burjani

“Zgjedhje dhe triumfe e gëzime të disa subjekteve politike si Vetëvendosja. Kosova është në ngërç politik automatikisht ,atë që kam paralajmëruar shumë kohë me herët kur janë shpallë zgjedhjet e 11 qershorit, si të themelohet qeveria tash? Askush s’ka shumicën. Partia Demokratike e Kosovës  se ka këtë shumicë. Sipas te gjitha gjasave Vetëvendosje nuk hyn me PDK-në kjo i bien njëjte qysh u kanë më herët ,këto zgjedhje janë bëre gabimisht ideja e PDK-së ishte qe më një koalicion të madh mund të bëje qeveri vet e dështoje plotësisht , tash serish fati i shtetit është në duart e LDK-së që është edhe çelësi i zgjidhjes, sepse nëse  nuk hyn me PAN  ne duhet të kemi qeveri teknike për dy vjet e ardhme pastaj me shku në zgjedhje, sepse zakonisht kështu veprohet në Kosovë. Praktikisht ne jemi në ngërç politik s’ka diskutim atë që kam thënë shumë me herët ditën kur u rrezua qeveria” Ka thënë Burjani.

Gashi: Fitorja e VV-së lajm i keq për Kosovën

I pa befasuar më rezultatin e zgjedhjeve të 11 qershorit nuk është as analisti i çështjeve politike  Arber Gashi i cili tha se zgjedhjet në Kosovë ka nxjerr rezultatin që ai e ka parashikuar.

“Zgjedhjet në Kosovë nxorën rezultatin që e kam pritur dhe parashikuar saktësisht. Pra, unë personalisht nuk jam fare i befasuar me rezultatin dhe as nuk do të befasohem me zhvillimet negative që do të pasojnë pas këtyre zgjedhjeve. Realisht, që nga viti 1997, në Kosovë mbisundon propaganda e egër majtiste, komuniste dhe enveriste, e cila, në fillimet e reja të saj erdhi si reaksion terrorist dhe revanshizëm i bandave ndaj institucioneve e kushtetutës, ndërsa tani po mbijeton si koalicion i komunistëve me fundamentalizmin e ricikluar haxhi qamilist dhe si orientim strategjik i së majtës komuniste për mbrojtjen e përhershme të krimit dhe kriminelëve të PPSH-së (përfshirë të gjitha Lëvizjet dhe Partitë e dala prej saj), kuadrove vazale të Beogradit, vrastarë të së kaluarës, të sotmes dhe të ardhmes demokratike të Kosovës shqiptare” ka thënë Gashi.

Image
Arber Gashi

Sipas tij Fitorja e komunistëve, marksist-leninistëve dhe stalinistëve, është një lajm shumë i keq për Kosovën dhe për shqiptarët.

“Tanimë nuk pritet dot që në një të ardhme të afërt të miratohet nga Parlamenti vendor Rezoluta 1096 e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përmes së cilës, shqiptarëve të Kosovës do u hapej rruga për dënim ligjor ndërkombëtar të gjenocidit të ndodhur ndaj tyre gjatë periudhës së pushtimit dhe sundimit komunist të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Situata pas zgjedhjeve

Image
Albert Krasniqi

Mundësia që partitë politike të kenë numrin më të madh të ulseve në Kuvend i mbetet koalicionit PDK-AAK-Nisma duke pasur Vetëvendosjen dhe më pas Lidhjen demokratike e Kosovës.

Njohësi i Çështjeve Legjislative, Albert Krasniqi ka deklaruar se si mund të jetë mundësia që partitë politike të kenë numrin e deputetëve në Legjislativin e ri në Kuvendin e Kosovës bazuar në rezultatet  e deritanishme.

Krasniqi ka publikuar renditjen e numrit të deputetëve në bazë të partive, duke u bazuar në rezultatet e deritanishme. Ky është postimi i plotë:

Nëse bazohemi ne rezultatet e deritanishme, shpërndarja e ulëseve duhet me qene kështu: PAN: 39 VV: 31 LAA: 30 Komunitetet: 20

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat