Dështon keq Ramush Haradinaj, nuk merr më shumë se 5 deputetë

Politika

Dështon keq Ramush Haradinaj, nuk merr më shumë se 5 deputetë

Nga: Bota sot Më: 14 qershor 2017 Në ora: 13:58
Ramush Haradinaj duke votuar me 11 qershor

Pas publikimit të rezultateve për partitë politike, tashmë kanë filluar që të dalin edhe rezultatet për deputetët që ishin në garë.

Duke e parë që në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni PDK-AAK-NISMA, e që me ta ishin edhe afër 14 subjekte tjera politike, atëherë del se ky koalicion është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve, pasi që së bashku kanë arritur të sigurojnë vetëm 34 % të votave.

Numri i vogël i deputetëve që ka siguruar ky koalicion, do ta dëmtoj keq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, pasi deri më tani nuk besohet se do të marr më shumë se 5-6 deputetë.

Nga rezultatet e publikuara deri më tani në media, nga AAK-ja, votat për deputet i kanë fituar Ramush Haradinaj, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj, Daut Haradinaj, Rasim Selmanaj e Rrustem Berisha. Gjatë ditëve në vijim, mbetet të shihet se a do të rritet ky numër apo jo.

Numrin e vogël të deputetëve të AAK-së e konfirmon edhe Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare të sigurisë, Jeton Kelmendi. Sipas tij, humbjet që i kanë shkaktuar në këto zgjedhje koalicionit PAN janë të mëdha.

“Në këtë koalicion kanë qenë 14 subjekte politike dhe është një shenjë e mirë e vetëdijesimit të qytetarit të Kosovës sepse qytetaret e Kosovës edhe dinë të ndëshkojnë. Realisht ky koalicion  nuk  meritonte të kalonte as 10% sepse i ka shkaktuar Kosovës shumë dëme, por kjo që ka ndodh ka ndodhur është një shenjë e mirë. Humbësi më i madh në këtë është njeriu më apetite më të mëdha Ramush Haradinaj sepse sipas gjitha gjasave nuk po i kalon as 5 deputetë dhe kjo dëshmon  se pushteti është mbi të gjitha mbi çdo lloj parimi dhe duke marrë vetëm pesë deputetët ai pretendon të jetë kryeministër” ka thënë Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij ky është një shqetësim demokratik dhe kam bindjen e fuqishme se kjo nuk do të ndodh kurrën e kurrës më këtë formacion sepse nuk mund të jetë më pesë deputetë në Kuvend dhe kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat