Ana e errët e Veselit, PDK-ja humbësja me e madhe në zgjedhje

Politika

Ana e errët e Veselit, PDK-ja humbësja me e madhe në zgjedhje

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 qershor 2017 Në ora: 09:57
Kadri Veseli

Rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat u zhvilluan me 11 qershor tashmë janë publikuar dhe humbjen më të madhe ne këto zgjedhje e ka përjetuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e cila deri tash ka qenë partia më e madhe në vend, ndërsa në këto zgjedhje humbi plotë 16 deputetë, Derisa ish lideri i kësaj partie që sot president i vendit Hashim Thaçi parandiente se PDK-ja do të jetë edhe për shumë vite parti e fitoreve të mëdha ,qershori i këtij viti tregoj ndryshe duke bëre që vet qytetaret më votën e tyre ta ndëshkojnë partinë e cila për vite udhëhoqi më vendin. Ish shefi i shërbimit informativ të Kosovës Kadri Veseli i cili deri para pak kohesh nuk është shfaqur shumë si pjesë e PDK-së, u sul menjëherë në pozitën e krye parlamentarit të Kuvendit të Kosovës, ani pse më kritika të shumta e sidomos nga Vetëvendosja që në legjislaturën e fundit ishte në opozitë. Më pas Veseli mori drejtim e Partisë Demokratike të Kosovës por që në këto zgjedhje ai po shihet si humbës pasi që partia e tij ka fituara vetëm 18% brenda koalicioni PAN. PDK më 2014 kishte fituar 31.38 për qind të votave,  si e vetme dhe pa ndonjë parti në koalicion.

E kaluara e errët e Kadri Veseli

Por lidhur me këto rezultate, ish agjenti i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) Naim Miftari, ka thënë për “Bota sot” se  jo vetëm e kaluara e errët e  Kadri Veselit ka ndikuar ne humbjen e PDK-së por qeverisjet e këqija qe nga pas lufta qe i ka udhëheq zyrtarisht vet e herë kur ka udhëheq nga hijet Hashim Thaçit.

Image
Naim Miftari

“Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin do mbahen mend si qeveri e varfërisë, izolimit, qeveri e protestave dhe autoblindava, qeveri e ikjes masive azil jashtë shtetit, qeveri ku për çdo vit mijëra 4000 deri në 5000 qytetar heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Këto qeveri do mbahen mend edhe si qeveri  ku qindra qytetar tanë i bën mish për topa në Siri dhe Irak edhe ata në radhët e organizatave terroriste të ISIS-it. Këto qeveri të PDK-së do mbahen mend edhe që e sollën gjykatën speciale  kundër UCK-së dhe kundër Kosovës me mos punën e tyre këto qeveri do mbahen mend si qeveri që shkatërruan sistemin e drejtësisë duke e shndërruar drejtësinë në një vegël të tyre”, ka thënë Miftari.

Sipas tij qeveritë që ka udhëhequr PDK-ja,  janë qeveri të dështimit, drejtësi qe nuk zbuloj asnjë vrasje politike, qeveri që ja fali vetes dhe mafia serbo ruse resurset dhe pasuritë kryesore të Kosovës përmes privatizimit.

Sipas Miftarit, qeveritë e PDK-së do mbahen mend edhe  se shkatërruan arsimin, ekonominë, imazhin e shtetit.

“Arroganca jo drejtësia lëshimet pe ndaj Serbisë pa limit, luksi i pushtetarëve milionerë në një popullatë super të varfër janë disa nga arsyet pse PDK u nda keq shumë ne zgjedhjet e fundit dhe do ketë rënie akoma më shumë”, është shprehur Miftari.

Ndërsa lidhur me rënien në 18% të Partisë Demokratike të Kosovës për analistë të ndryshëm është më shumë se humbje, dhe se koncepti partiak i gabuar që në raste të caktuara e ka analizuar keq situatën.

Fajtorët për humbjen

Analisti Skënder Zogaj ka thënë se gjithçka është e vetëkuptueshme, PDK-ja ka bërë haikiri, sepse në kokërr të rrafshit e ka përbuzur të mirën që e ka pasur në grusht dhe, e ka lëshuar zogun, që vështirë se do të mund ta rikthejë edhe njëherë.

Image
Skënder Zogaj

“Rënia në 18 % është më shumë se humbje! Nuk mendoj se për këtë rënie mund të fajësohen individët, por koncepti i gabuar partiak që, në momente të caktuara e ka analizuar keq situatën dhe, pa i menduar mundësitë e pasojave, e ka prishur koalicionin me LDK-n duke i dhënë kahje tjetër gjithë situatës politike që, kapërthen edhe moment të rëndësishëm historik, sepse, e ka ndryshuar gjithë konfiguracionin e skenës politike por edhe të faktorëve shtetëror.  Nuk mendoj se fajtori është Kadri  Veseli, por fajtor janë njerëzit rreth tij, këshilltarët, të cilët e kanë këshilluar keq, ose që nuk kanë pasur kurajon t'ia sqarojnë rrezikun e prishjes së koalicionit në momentet më të liga për PDK-n, por edhe për LDK-n, e cila, askush nuk mund ta mohojë se, po tregonte një angazhueshmëri të lartë bashkë qeverisëse me PDK-n dhe, mirëkuptim maksimal për institucionalizimin e shtetet ligjor. Pra, faji është në vlerësimin e gabuar të situatës dhe mendjelehtësinë vepruese të PDK-s, e cila pa asnjë arsye këmbës së shëndosh i ka vënë një gjemb të keq”,  ka përfunduar analisti Zogaj.

Humbësi më i madh PDK

Qytetaret e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit më votën e vet kanë treguar se me nuk e duan Partinë Demokratike të Kosovës dhe se ndëshkimi ka shkuar pikërisht për ata që janë thirr ne emër të qytetareve.

Kurse sipas analistit Ali Hertica barometrat e situatës politike të zgjedhjeve të fundit kanc treguar se qytetari apo sovrani ka filluar të vetëdijesohet dhe tu japin dënimin atyre që është dashur proceset ti qojnë përpara. 

Image
Ali Hertica

“Situata e cila gjendet sot politika dhe strukturat e saja janë për tu habitur.  Kanë marr dënimin I cili thuajse është I pritur një situatë  shumë e vështirë po I vjen PAN-it kur dihet se historia dhe lidershipet e saj ishin të etiketuar në shumë  dukuri të dëmtuara për shoqërinë. Tek këto tri subjekte politikë dhe bashkimi I tyre del se ishin të pa fuqishme për ta marr pushtetin me çfarëdo fillimi qoftë I Ri apo I rinisur kur dihet botërisht se PDK-ja është në strukturat e cila është I përfshirë në ,,PRONTO,, dhe zhvatjen marramendëse të shëtit dhe shoqërisë nga Privatizimi I aseteve të shtetit dhe dukurive të tjera përfituese” ka thënë Hertica. Sipas tij edhe struktura AAK-së ,një strukturë  e cila thuajse është e etiketuar si parti e haraqit nga strukturat të tjera politike. E subjekti tjetër NISMA, kur dihet se lideri I saj Limaj është thirr në shumë seanca gjyqësore për keqpërdorime  edhe pse ende nuk ka verdikt final  për te gjitha ato afera. 

“Kjo është ajo që sovrani u bazu në këto subjekte politike dhe në fund ju dha dënimin me votën e tyre” ka thënë Ali Hertica.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma me partitë e tjera (Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, Partia Konservatore e Kosovës, Alternativa Demokratike e Kosovës, Republikanët e Kosovës, Partia e Ballit, Partia Socialdemokrate, Balli Kombëtar i Kosovës), ka arritur shifrën e vetëm 34.60 për qind të votave, edhe pse kryeson listën e votave.

Nëse ky rezultat krahasohet me rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, shihet se PDK-ja ka humbur votuesit e saj, pasi ajo më 2014 kishte fituar 31.38 për qind të votave,  si e vetme dhe pa ndonjë parti në koalicion. Ndërsa, në zgjedhjet e 11 qershorit, PDK bashkë me dy partitë tjera, AAK dhe Nisma ka marrë vetëm 34.60 për qind të votave.

Nga gjithsejtë 46.07 për qind sa kishin tri partitë (PDK, AAK dhe Nisma) bashkë më 2014, ato në këto zgjedhje kanë marrë vetëm 34.60 për qind të votave, që do të thotë se kanë humbur 11.47 për qind të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat