Osmani: Ta shqyrtojmë koalicionin me Vetëvendosjen!

Politika

Osmani: Ta shqyrtojmë koalicionin me Vetëvendosjen!

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:21
Naser Osmani

Lidhja Demokratike e Kosovës assesi nuk duhet të futet në koalicion me PAN-in për ta krijuar qeverinë e re të Republikës. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline”, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Naser Osmani.

Sipas tij, kryesia e LDK-së duhet të mblidhet dhe ta shqyrtojë opsionin për tu futur në koalicion me partinë e cila fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 11 qershorit, Lëvizjen “Vetëvendosje”.

“Mendimi jem është i prerë që koalicion me PAN-in nuk bëhet, respektivisht me Partinë Demokratike, në asnjë mënyrë dhe kjo s’ka kuptim politik, as sens politik dhe kulturë politike. Për çështje tjera kryesia e partisë duhet të ulet dhe të merr vendime të drejta në interes të shtetit dhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Osmani, i cili sipas gjitha gjasave të do jetë deputet i legjislaturës së re, theksoi se presidenti Hashim Thaçi duhet t’ia jap të drejtën LVV-së nëse PAN-i nuk arrin ta formojë qeverinë. Ndërsa, ai e konsideron të rrezikshme ndonjë ‘lojë’ eventuale nga ana e ish-kreut të PDK-së.

“Mendojë që presidenti duhet të jetë i përgjegjshëm në marrjen e vendimeve. Nëse nuk shkon me të parën, atëherë në herën e dytë duhet t’i jepet të dytit, atyre që sigurojnë 61 nënshkrime të deputetëve. Kjo është një procedurë demokratike dhe këtë procedurë duhet me respektu i pëlqej apo nuk i pëlqej atij. Tek e fundit interesi parasegjithash duhet të jetë i Kosovës por jo si ka mu trajtu një pozitë qoftë e presidenti apo dikujt tjetër në këtë legjislaturë”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat