PDK-ja ra në gropën që u mundua t’ia hapte LDK-së

Politika

PDK-ja ra në gropën që u mundua t’ia hapte LDK-së

Nga: Albulena Jahaj Më: 20 qershor 2017 Në ora: 18:15
Foto "Bota sot", Driton Selmanaj

Driton Selmanaj, e vlerëson si të suksesshëm aderimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe rezultatin e zgjedhjeve ku u rendit në mesin e më të votuarve. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Selmanaj thotë se nuk ka pritur mbështetje kaq të madhe nga elektorati i LDK-së. Po ashtu, Selmanaj konsideron se një koalicion i LDK-së me PDK-në, nuk i shkon më përshtati LDK-së, dhe shton se ky koalicion është i rrezikshëm për vendin.

Image
Gazetarja e gazetës “Bota sot”, Albulena Jahaj gjatë realizimit të intervistës me Driton Selmanajn

“Bota sot”: Ju jeni ndër kandidatët më të votuar të LDK-së , si e vlerësoni këtë?

Driton Selmanaj: Normalisht se ndihem mirë, sepse njeriu hyn në garë për të fituar, nuk hyn në garë për të humb. Por me të thënë të drejtën nuk kam pritur mbështetje kaq të madhe prej elektoratit të LDK-së, përkundër që i shihja edhe në teren gjatë kohës që isha pjesë e emisioneve dhe debateve televizive në Kosovë, e shihja që kisha një përkrahej me theks të veçantë elektoratit të LDK-së, por jo vetëm për shaka të qasjes sime ndaj mbrojtjes së institucioneve,  ndaj denoncimeve publike që unë i bëja ndaj shkatërruesve të institucioneve që për mua kanë adresën e saktë. Si i tillë njerëzit besoj e kanë vlerësuar sinqeritetin tim, objektivitetin tim dhe çka është më e rëndësishmja mbrojta e institucioneve tona të cilat i kemi ndërtuar me aq mund, djers e gjak. Prandaj kjo sa më bën të ndihem mirë,  më bën edhe përgjegjës, më është vendosur një barrë për të cilën uroj që ta kryej  me sukses sepse unë postin e deputetit e kuptoj si një përgjegjësi të madhe, e kuptoj jo si një privilegj,  por si një përgjegjësi që njerëzit besojnë që t’i të flasësh në emrin e tyre, të përfaqësosh interesin e tyre dhe unë do të provoj maksimalisht që këtë barrë këtë përgjegjësi ta kryej me nder dhe me vullnet të madh. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat