Rugova: Nuk befasohem nëse deputetë nga LDK-ja i bashkohen PAN-it!

Politika

Rugova: Nuk befasohem nëse deputetë nga LDK-ja i bashkohen PAN-it!

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 19:12
Haki Rugova

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka ftuar LDK-në si edhe deputetët nga PAN-i për ta formuar bashkë qeverinë që do ta dërgonte PDK-në në opozitë.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetar i Istogut, Haki Rugova, ka thënë për media se kjo ofertë do të shqyrtohet nga partia dhe se ata janë të hapur për Vetëvendosjen, duke u shprehur bindshëm kundër bashkëpunimit me partnerin e deri djeshëm, PDK-në.

Sa u përket zërave nga koalicioni PAN që deklaruan se kanë vota edhe nga LDK-ja për të nominuarin e tyre për Kryeministër, Ramush Haradinajn, Rugova thotë se nuk do ishte befasi nëse dikush u bashkohet atyre.

“Një gjë është e qartë, ne nuk diskutojmë me Partinë Demokratike dhe me disa që nuk e kanë mbajtur fjalën dhe qëndrimet e mëhershme”, u shpreh Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat