“Kompromisi” radhës i Presidentit Thaçi, për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale

Politika

“Kompromisi” radhës i Presidentit Thaçi, për t`i shpëtuar Gjykatës Speciale

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 qershor 2017 Në ora: 16:33
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

“Urimi i tij ndaj Vuçiçit, për postin e presidentit, është pasojë e servilizmit ndaj ndërkombëtarëve. Dhe e gjithë kjo vjen si pasojë e fillimit të punës së Gjykatës Speciale, e cila ka si cak edhe Hashimin. Duke lozur me kartën e servilizmit ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare, Thaçi pretendon të jetë fajtor i vetëm i besueshëm i tyre në Kosovë dhe faktor stabiliteti”, është shprehur analisti Faton Mehmeti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ditë më parë, e ka uruar homologun e tij të posa zgjedhur serb, Aleksandër Vuçiç për detyrën e re si president i Serbisë. Kurse, në marrjen e detyrës se re si president Vuçiç u betua se Kosovën do ta ruaj si pjesë të territorit të Serbisë.

Presidenti Thaçi nuk u morr me faktin se Serbia nuk e njeh Kosovën e as Kosova Serbinë si shtet. Madje, ai nuk e mori parasysh as faktin dhe deklaratat në vazhdimësi se procesi i dialogut ndërmjet të dyja vendeve duhet të përfundoj me njohje reciproke.

Urimi i Presidentit Thaçi ndaj Vuçiçit  nuk vlerësohet nga njohësit e çështjeve politike në vend meqë ky urim sipas tyre, është i pavlerë dhe i pa arsyeshëm.

Sipas tyre, presidenti Thaçi nuk është dashur assesi ta urojë Vuçiçin, përderisa ai nuk e njeh shtetin e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat