Shefi i Listës Serbe mbetet jashtë Kuvendit

Politika

Shefi i Listës Serbe mbetet jashtë Kuvendit

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 23:04
Slavko Simiq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 qershor.

Nga emrat e shumë politikanëve që mbetën jashtë legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, është edhe kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Simiq i cili ishte prijës i listës në zgjedhjet e fundit, nuk ka arritur të marr vota të mjaftueshme. Atë e kanë votuar vetëm 12 mijë e 51 votues, e që nuk mjaftuan të marr mandatin.

Pas numërimit të votave, KQZ ka bërë të ditur se Listën Serbe në këtë legjislaturën do ta përfaqësojnë nëntë deputet. Më i votuari i kësaj liste është Sasa Milosavljevic me 13 mijë e 705 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat