Deputetët që u përdorën politikisht nga partitë, mbetën jashtë Kuvendit

Politika

Deputetët që u përdorën politikisht nga partitë, mbetën jashtë Kuvendit

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 6 korrik 2017 Në ora: 18:04
Data 10 e muajit maj shënon rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, pas një mocioni për mosbesimin e saj, të iniciuar nga Nisma për Kosovën, e të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.

Përpos Nismës, ka pasur edhe deputetë të tjerë nga PDK-ja, si Nait Hasani, Shaip Muja, Rafet Rama, Raif Qela e Shukri Buja, që mbështetën mocionin për rrëzimin e Qeverisë, por që disa nuk ishin në listën për kandidatë, Raif Qela e Shukri Buja, ndërsa që Nait Hasani, Shaip Muja e Rafet Rama nuk arritën t’i merrnin votat e mjaftueshme për mandatin e deputetit.

Data 10 e muajit maj shënon rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, pas një mocioni për mosbesimin e saj, të iniciuar nga Nisma për Kosovën, e të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.

Por, pavarësisht se iniciuan dhe mbështetën mocionin, disa deputetë nuk arritën që në zgjedhjet e 11 qershorit të fitonin sërish votat e mjaftueshme për një tjetër mandat.

Valdete Bajrami e Enver Hoti janë dy deputetë nga Nisma për Kosovën, parti kjo që inicion mocionin, që kanë mbetur tashmë jashtë Kuvendit.

Për këtë, Valdete Bajrami që ka qenë shefe e Grupit Parlamentar të Nismës, duke u shprehur krenare për punën e saj për tre vite në Kuvend, megjithëse nuk arriti t’i ketë votat e qytetarëve që të jetë përfaqësuese e tyre sërish, i ka falënderuar ata që e kanë votuar.

 “Unë dua t'i falënderoj të gjithë qytetarët që votuan për mua, por ja që kësaj here nuk mjaftuan votat për të qenë përfaqësuesja e tyre në kuvendin e Republikës së Kosovës. Unë ndjehem krenare për punën që e kam bërë për tre vite sa kam qenë deputete dhe shefe e grupit parlamentar të Nismas, po ashtu jam krenare edhe për të gjitha qëndrimet e mia që ishin në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe të vendit”, është shprehur Bajrami në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Prëmtën publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat