Kadri Veseli “karremi”, i PAN-it për formimin Qeverisë

Politika

Kadri Veseli “karremi”, i PAN-it për formimin Qeverisë

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 13 korrik 2017 Në ora: 18:32
Kadri Veseli

Afrimi i mbajtjes së seancës konstituive ka ashpërsuar gjuhën e politikanëve në Kosovë. Kandidimi sërishëm i kryetarit të PDK-së Kadri për kryetar të Kuvendit ka nxitur reagime të shumta nga kundërshtarët politik të koalicionit PAN. Sjellja e z. Veseli kundrejt deputetes Albulena Haxhiu, në legjislaturën e kaluar,  është arsyeja kryesore që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votoj atë për postin e Kryetarit të Kuvendit. Votimi i kryetarit të Kuvendit është hapi i parë ku pritet të vendoset nëse Kuvendi do të vazhdoj punën apo do të ndërpritet ende pa filluar mirë.

Në nenin 12 pika 1. Në mbledhjen konstituive të Legjislaturës IV, Kuvendi nga radhët e veta i zgjedh Kryetarin dhe nënkryetarët. Kryetari dhe nënkryetarët e përbejnë Kryesinë e Kuvendit. Ndërsa në pkën 2. Kryesuesi i mbledhjes konstituive kërkon nga grupi më i madh parlamentar ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, së paku 61 vota në mënyrë që të zgjidhet kryetar i Kuvendit.

Koalicioni PAN nuk i ka numrat për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, madje këta numra nuk mundet t`i arrij as me votat e pakicave, me të cilat bëhen gjithsej 59 vota. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat