Qeveria teknike më e mundur se një qeveri gjithëpërfshirëse

Politika

Qeveria teknike më e mundur se një qeveri gjithëpërfshirëse

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 18 korrik 2017 Në ora: 09:13
Ndertesa e Qeverisë

Propozimi i presidentit të AKR-së i cili në zgjedhjet e 11 qershorit hyri në koalicion me LDK-në duket se po kundërshtohet nga partitë politike, të cilat mendojnë se mund ta formojnë qeverinë ani pse ende si kanë numrat. Një qeveri e cila i ka vetëm 61 vota e ku votat e komunitetit shumicë shqiptare nuk janë përcaktuese në vendimmarrje, do e këtë të vështire mbijetesën deri në fund të mandatit pasi qe opozita do të mund të bllokonte në kuvend çdo vendim te saj. Një qeveri e tille nuk do mund te shtynte asnjë proces përpara.

Propozimi i Pacollit

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka propozuar një marrëveshje siç e quan ai, historike për formimin e Qeverisë. Ai ka dhënë tri propozime për krijimin e një marrëveshje për krijimin e qeverisë.

Propozimi i parë i tij është të organizohet një tryezë me liderët e partive të mëdha të vendit dhe minoriteteve.

“Të organizohet një tryezë me krejt liderët e partive të mëdha politike, Vetëvendosjes, LDK, PDK, AAK, Nismës, dhe AKR dhe partive të minoriteteve”.

Image
Behgjet Pacolli

Propozimi i dytë i Pacollit është diskutimi rreth planit një vjeçar të Qeverisë, duke përfshirë disa çështje të rëndësishme për vendin.

“Të vendoset për Planin e Veprimit një vjeçar të punës së Qeverisë, pos punëve të tjera të administrimit të përditshëm që do të përfshinte: 1) demarkacionin;  2)Asosacionin;  3)lëvizjen e lirë pa viza;  4) ligji I ri zgjedhor;  5)zgjedhja e presidentit nga populli; 6 )ndryshimet kushtetuese (themelimi I Ushtrisë së Kosovës, ristrukturimi i administratës publike, vetingu,, etj); 7)marrëdhëniet konstruktive me Gjykatën speciale”, ka propozuar Pacolli.

Në propozimin e tretë të Pacollit, ai thotë se nuk ka rëndësi kush e udhëheqë qeverinë e ardhshme Haradinaj apo Kurti e rëndësishme për të është konsensusi maksimal.

“Krijimi i një qeverie gjithëpërfshirëse me afat një vjeçar, me datë të përcaktuar të zgjedhjeve parlamentare të radhës. Sa mua më përket, këtë qeveri mund ta udhëheqë Ramush Haradinaj, Albin Kurti, apo kushdo tjetër që merr konsensusin maksimal. Por një gjë është e sigurt: mos i zhagisni proceset, vendosni Kosovën mbi të gjitha”.

Pozita me 61 vota, jo stabile

Në lidhje më një propozim të tillë për një qeveri gjithëpërfshirëse Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk e di për çfarë qëllimi po e bënë një propozim të tillë Pacolli, por që sipas saj rezultati i zgjedhjeve mundëson që të ketë edhe qeveri edhe opozitë.

Image
Shqipe Pantina

“Një qeveri e cila i ka vetëm 61 vota e ku votat e komunitetit shumicë shqiptare nuk janë përcaktuese në vendimmarrje, do e këtë të vështire mbijetesën deri në fund të mandatit pasi qe opozita do të mund të bllokonte në kuvend çdo vendim te saj. Një qeveri e tillë nuk do mund të shtynte asnjë proces përpara” ka thënë ajo.

Sipas Pantines qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje është i çartë që nga dita pas zgjedhjeve, sipas saj pas dështimit te PAN-it për ta formuar qeverinë mandati duhet të i kaloj Vetëvendosjes.

Edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kundërshtuar propozimin e Pacollit për një qeveri gjithëpërfshirëse, ku për këtë ide ka kërkuar fillimisht mbajtjen e një tryeze të përbashkët me të gjithë liderët politikë.

“Sa iu përket kërkesave të subjekteve politike, në këtë rast edhe të z. Pacolli, ne mendojmë se tani vendi kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve dhe nuk kemi kohë për tryeza të tilla për t’i zgjatur proceset. Prandaj, z. Haradinaj, më herët u ka bërë ftesë subjekteve politike për t’u takuar dhe për të diskutuar, në mënyrë që ta kemi një mbështetje më të gjerë të Qeverisë, mirëpo deri më tani me keqardhje e themi se për inate personale kemi mbetur larg asaj që e kemi dëshiruar. Tani z. Haradinaj është i vendosur që në kohën më të shkurtër të mundshme t’i formojë institucionet, përkatësisht qeverinë e re, sepse vendi më nuk pret”, ka thënë Lekaj.

Më e pranueshme qeveria teknike

Image
Blerim Burjani

Analisti politik Blerim Burjani ka bërë të ditur për Bota sot se një qeveri gjithëpërfshirëse nuk do të ishte produktive, dhe mund të jetë vetëm e përkohshme pra për një periudhë dy vjeçare.

“Vetëvendosje nuk do të jetë pjesë e saj, këto qeveri gjithëpërfshirëse nga e kaluara nuk kanë treguar kurrfarë rezultati por vetëm keqpërdorime të buxhetit dhe humbje të përgjegjësisë për manipulime dhe zhvatje të buxhetit, prandaj nuk ka produktivitet fare nga kjo çështje” ka thënë Burjani duke shtuar se më e mirë do të ishte një qeveri teknike e përberë nga ekspert  të cilët do te udhëheqin shtetin për 2 vjet apo për një vit deri në zgjedhje të jashtëzakonshme serish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat