Bllokada “fitimprurëse” për deputetët

Politika

Bllokada “fitimprurëse” për deputetët

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 gusht 2017 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhur në zgjedhjet e 11 qershorit, do të paguhen pavarësisht faktit që ende nuk janë themeluar institucionet. U ka mjaftuar betimi solemn në Kuvend, që atyre t`u hapet rruga për të marr pagat e majme të cilat i kanë të përcaktuara me ligj.

Kështu, sipas Drejtorit të Institutit GAP, Agron Demi, Deputetët vetëm se i kanë marr afër 170 mijë euro paga, ende pa filluar punën.

“Për krahasim, buxheti vjetor për investime kapitale në Komunën e Kamenicës me 30 mijë banorë është 125 mijë euro”, ka theksuar ai pas seancës së 24 gushtit e cila rezultoi e dështuar.

 Organizata jo-qeveritare “PolitiFakte”, ka iniciuar një peticion online, ku kërkon nga Ministria e Financave, që deputetët e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës të mos paguhen derisa nuk po arrijnë të kryejnë punën e tyre. Kjo nismë po konsiderohet si mjaft e qëlluar duke u bazuar në zvarritjet që po i bëjnë deputetët sa i përket zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

Në fakt ka më shumë se 4 vite që kur deputetët e Kuvendit të Kosovës, i kanë marr pagat e tyre, vetëm pse kanë pasur titullin “deputet”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat