Kadri Veseli, “mbulon” dështimet me anë të kërcënimeve

Politika

Kadri Veseli, “mbulon” dështimet me anë të kërcënimeve

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 28 gusht 2017 Në ora: 19:15
Kadri Veseli

Në seancën e fundit konstituive në Kuvend Kadri Veseli e Albin Kurti kanë pasur një përplasje të fortë. Ata kanë hedhur akuza të rënda në adresë të njëri­-tjetrit. Në lidhje më fjalorin e tillë të përdorur në Kuvend dhe akuzat e kundër akuzat, politologu Mentor Tahiri ka thënë se duhet pranuar se fjalori jo i denjë është thellë i pranishëm në diskurset politike në Kosovë, aq më keq që kjo gati është bërë një normë e pranueshme.

Gjuha fyese dhe denigruese e ish krye parlamentarit të kuvendit Kadri Veseli  do të vazhdoj të sjell një përçarje edhe më të madhe ndërmjet partive.

Figura e Kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, po konsiderohet si figurë e përçarjes dhe gjuhës, për shkak të gjuhës së fyese dhe kërcënimeve në drejtim të deputetëve, sic ishte rasi në seancën e 24 gushtit, në debatin me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti.

Albulena Haxhiu deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e cila mandatin e kaluar ishte fyer rëndë pikërisht nga Kadri Veseli, ka thënë për “Bota sot” se njeriu i nëntokës pikërisht përmes foltores se Kuvendit hedh akuza, shpifje dhe kërcënime. Ajo po ashtu ka thënë se ende i kanë të freskëta fjalët e Veselit të cilët legjislaturën e kaluar ka përdorur në Kuvend.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat