Ata që thonë se luftuan për Kosovë, sot po e shkatërrojnë atë

Politika

Ata që thonë se luftuan për Kosovë, sot po e shkatërrojnë atë

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 7 shtator 2017 Në ora: 20:13
Krerët e PAN-it

Institucionet e Kosovës që pritet të formohen shpejtë nuk do të mund të vendosin gjithçka për vendin, derisa rolin kryesor në këtë do ta ketë Lista Serbe partner i koalicionit PANA dhe determinues i shumë çështjeve në Kuvendin e Kosovës. Lista serbe nuk e ka bërë e as që do ta bëjë ndonjë here ndonjë veprim pa marrë “Bekimin” nga Beogradi dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq. Hapësira dhe roli që i është jep partisë serbe në Kosovë Lista Serbe ani pse atyre një gjë e tillë u garantohet më Kushtetutën e Republikës se Kosovës, vlerësohet si hapësirë mjaft e rrezikshme dhe e cila do të bëjë që vendi mos të mund të veproj në shumë çështje të rëndësishme për shkak të partisë serbe e që dihet se kjo parti serbe në Kosovë vepron me direktivat e Beogradit.

Lista Serbe shkatërron Kosovën

Lista Serbe mbrëmë ka marr edhe Ministrinë e Bujqësisë nga AKR-ja, deri kjo e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje më koalicionin PAN. Një marrëveshje e tillë dhe roli i Listës serbe ne ndërtimin e institucioneve të Kosovës po shihet si mjaft i dëmshëm dhe i cili do të veproj në dem të Kosovës.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë për “Bota sot” se nuk do ia dëshironte asnjëherë Kosovës që të ketë qeveri të formuar nën kushtet e Listës Serbe e cila dirigjohet direkt nga Beogradi. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat