Deputeti i VV-së: Kjo Qeveri do të punojë për interesa të Beogradit, Lista Serbe determinuese e prioriteteve

Politika

Deputeti i VV-së: Kjo Qeveri do të punojë për interesa të Beogradit, Lista Serbe determinuese e prioriteteve

Nga: Bota sot Më: 9 shtator 2017 Në ora: 13:52
Lëvizja Vetëvendosje

Lista Serbe do t’i marrë tri ministri në qeverinë e ardhshme, në bazë të marrëveshjes së arritur ditë më parë.

Lidhur me hapësirën e Listës Serbe në krijimin e institucioneve, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka thotë se sikur në qeverinë e kaluar edhe në këtë të ardhshmen, ajo po bëhet vendimtare në prioritetet e qeverisë.

Image
Mytaher Haskuka

Në një intervistë për gazetën “Bota sot” ai ka thënë se VV ka dashur të formojë një qeveri me shumicë shqiptare dhe pa Listën Serbe, një qeveri që do të kishte izoluar ndikimin e Beogradit.

“Lista Serbe është një subjekt politik e cila dirigjohet direkt nga Beogradi dhe fatkeqësisht edhe në qeverinë e kaluar edhe në këtë qeveri Lista Serbe po bëhet determinuese e prioriteteve qeveritare. Nuk është problemi aq shumë tek ministritë sa janë tek prioritetet, shpresoj që kërkesat e Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës nuk realizohen. Nga eksperienca mund të themi që prioritet e Listës Serbe nuk janë prioritete të qytetarëve të Kosovës, prapë po përsëritet historia ku qeveria do të punojë më shumë për interesa të Beogradit se sa për interesat publike Kosovës. Gjithmonë kur krijohen institucione nga pakica shqiptare në parlament roli i Listës Serbe është vendimtar, prandaj ne ishim për një koalicion të gjanë të partive shqiptare me pjesëmarrjen e minoriteteve pa Listën Serbe, një qeveri e cila do të kishte izoluar ndikimin e Beogradit, por fatkeqësisht ndodhi e kundërta”, ka deklaruar Haskuka për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat