Partitë politike gjermane dhe Kosova

Politika

Partitë politike gjermane dhe Kosova

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 29 shtator 2017 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Një apel i themeluesit të Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, për të votuar të majtën gjermane dhe jo të djathtën e saj, ndezi reagimet e thekshme në Kosovë. E parë me gjakftohtësi, kjo është  normale, për drejtimin ideologjik të "Vetëvendosjes", e proklamuar si parti social-demokrate.

Por, arsyet pse duhet votuar e majta dhe jo e tdjathta, në raportet me Kosovën, çalojnë për të qenë bindëse. Habit fakti se tezën e "Vetëvendosjes", e shpie mëtej edhe një gazetar dhe analist i zëshëm i "Koha ditore", gjithashtu gazetë e majtë. Ai thotë se po të mos ishte e majta e Evropës, nuk do të kishim ndërhyrjen e NATo-s në Kosovë! Mendoj se hiç bindëse.

Më 9 prill 1992, kur po zgjidhej Prof. Dr. Sali Betisha president, isha i ftuar së bashku me Dr. Osman Kazazin, kryetar i Shoqatës të Burgosurëve Politikë të Shqipërisë, shoku im i vuajtes në Burgun e Burrelit. Dr. Kazazi ishte mik i ambasadorit të parë amerikan, në Shqipërinë plurale, Rajerson. Dhe, ai na ftoi pranë, në lozhën e mysafirëve. Përgjatë pauzës kuvendore, kur po numëroheshin votat, i bëra pyetjen:

- Çfatë do bëhet me Kosovën tonë? Dhe, ai, ende pa u gjegjur në pyetjen time, m`u drejtua mua:

"- Çfarë mendoni ju shqiptarët?"

- Shqiptarët në luftë me Serbinë, me armët e Amerikës, - u gjegja unë.

Dhe, ambasadori amerikan, Rajerson, me zë të pakët, sikur të këshillonte, të mos bëhet për fjalë, por krejt i qartë, madje, në shqipen e pastër, që thoshte se e ka mësuar nga shoku i dhomës kosovar, gjatë studimeve në Zagreb, tha:

"- Kosovën do ta çlirojë Amerika", - pa dhënë shpjegime shtesë.

Në përgaditjen për luftën dhe çlirimin e Kosovës, Shërbimet sekrete gjermane dhe amerikane, kanë qenë bashkëpunuese dhe koordinuese, të paktën, që nga viti 1990-të. Duke qenë veprimtar në Mërgatë, jemi ftuar dy vetë, nga redakësia e gazetës, që botonte baza ushtarake amerikane në Mannheim të Gjermanisë. Gjatë intervistës kemi venë re interesimin e madh për Kosovën, njohuritë e shumta që kishin dhe qasjen shumë të sinqertë për Kosovën. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat