“Milaim Zeka nuk do të bëhej deputet, po të ekzistonte ligji për Lustracion”

Politika

“Milaim Zeka nuk do të bëhej deputet, po të ekzistonte ligji për Lustracion”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 12 tetor 2017 Në ora: 20:15
Milaim Zeka

Prokuroria e Shtetit gjatë javës së kaluar ka filluar hetimet ndaj deputetit të Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Milaim Zeka për mashtrimin e 920 qytetarëve të Kosovës përmes një agjencie punësimi për në Gjermani. Ai akuzohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim.  Para ngritjes së këtyre akuzave ishte arrestuar dhe paraburgosur Ilir Krasniqi, partneri i Zekës në kompaninë ‘Ilir Krasniqi e Milaim Zeka OP’. Po ashtu, edhe ndajë bashkëshortes së Krasniqit, F. K. kanë filluar hetimet.

Pas kësaj akuze nga Prokuroria po kërkohet dorëheqja e Zekës nga postimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, politika po shihet si strehë për politikanët që po i ikin organeve të drejtësie. Analistët thonë se sikur të praktikohej ligji i lustrimit atëherë nuk do të kandidonin personat të cilët kanë probleme me drejtësinë.

Lidhur më këtë, analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se politika në vend ka qenë strehë për politikanët e korruptuar të cilën e ata e kanë përdorur për t`u pasuruar.

“Në Kosovë politika gjithmonë ka qenë ''strehë'' për politikanët e korruptuar. Politika nga politikanët tek ne përdoret për t'u pasuruar dhe për ta vjedhur shtetin, dhe jo që ata politikanë të jenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat