Politika e Kosovës u ndërtua nën një koncept korruptiv

Politika

Politika e Kosovës u ndërtua nën një koncept korruptiv

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 nëntor 2017 Në ora: 17:13
Leon Duhanaj

Duke folur rreth asaj se a po dëshpërohen edhe vendet mike me degradimin e shtetit te Kosovës, nga hiri i korrupsionit, krimit te organizuar dhe të pengmarrës e kapjes së shtetit, njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj ka thënë për “ Bota sot” se Kosova, ky vend i martirizuar ndër shekuj, pati fatin e mirë që falë kontributit të shumë gjeneratave, falë një politike të mençur sensibilizuese nëpër botë, arriti të krijojë aleanca të rëndësishme. Sipas tij, falë luftës për liri dhe gjakut të derdhur e të pafajshëm për këtë qëllim fisnik dhe falë mobilizimit masiv të aleatëve shekullorë të shqiptarëve dhe ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të tyre në luftë aktive kundër agresorit serb. “U çliruam me moton e lirisë për të gjithë të Pavarësisë së Kosovës dhe integrimit të sajë në familjen evropiane në rikthimin e familjes dhe shtratit të vet të natyrshëm. Krejt këto ishin ëndrra të të gjithë neve. Ëndrra të cilat thonim se me çlirimin tonë do të realizoheshin, por çfarë ndodhi në të vërtetë?

Pse nuk u realizua ëndrra e popullit shqiptarë edhe përkundër faktit që tashmë askush s'na pengonte ta realizojmë? Këtë se kishim paraparë as në ëndrrat më të këqija, por ja që doli të jetë realitet. Kosova dështojë ta realizoj ëndrrën, pikërisht për shkak të mungesës së gatishmërisë sonë kolektive, për ta bërë vërtetë realitet. Për shkak të egoizmit tonë të panjohur më parë dhe për shkak të grykësisë për pushtet, për arritjen e së cilave, nuk u kursye as Kosova e as njerëzit e sajë.

Njerëz pa moral, pa dije, pa dinjitet, pa etikë pa skrupull e grabitqarë. Uzurpatorë të cilët morën gjithçka pati, për veti, duke e shndërruar Kosovën në djerrinë. Shpejt u harrua e kaluara e hidhur nën pranga. Shpejt u harruan premtimet dhe amaneti i atyre që dhanë me të shtrenjtën për liri. Nuk lanë resurs mbi dhe nëntokë pa e gllabëruar. Nuk lanë asnjë organizatë antishqiptare pa u anëtarësuar. Nuk lanë asnjë agjentur pa punuar për të dhe në kundërshtim me idealin shqiptarë, deri në atë masë sa që e vejnë në dyshim edhe vetë ekzistencën tonë si komb. Kush na ka fajin tani? A mos vallë na kaploj frika nga liria, të cilën me gjasë s'po dimë ta menaxhojmë. Kosova dështoj kolektivisht.

Për dy dekada, nuk arritëm as minimumin e progresit të pritshë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Duhanaj. Ai ka thënë politika e Kosovës u ndërtua nën një koncept korruptiv, ku secili akter, secili subjekt, qëllim parësorë ka pushtetin dhe pasurimin e shpejt, pa kriter dhe në dëm të këtij vendi. “Kemi devijuar aq keq, sa që i kemi zhgënjyer të gjithë mata që në një mënyrë apo tjetrën kontribuuan për lirinë e Kosovës. I zhgënjyem miqtë tanë të shtrenjtë, të cilët nuk po na njohin më dhe po i shtrojnë pyetjen vetës. A jemi ne ata të cilët ishim viktima, apo mos vallë ishim barot i mbuluar nen hi e prush? Kosova, po të kishim qenë të përgjegjshëm sa duhet, patriot në aspektin pozitiv e jo gllabërues të vendit nën sloganet e nacionalizmit të sëmurë. Atëherë do të ishte shumë më përpara, shumë.

E integruar ne Evropë dhe me më shumë mirëqenie. Tani edhe miqtë ndërkombëtarë, janë në hall me ne. Nuk dinë më as si të na trajtojnë, madje sot janë të gatshëm t'i shtojnë pyetjes vetit se a ja vlejti vërtetë investimi në këtë vend? Pra është koha e fundit që në të këndellemi si komb. Ta drejtojmë kahjen çartazi kah Evropa dhe vlerat e sajë, të tregohemi patriot të vërtet duke e dashur vendin tonë dhe duke kontribuar për mirëqenien e tij. Për ndryshe, çdo histori e harruar, përsëritet dhe një përsëritje ne, vështirë që do mund ta mbijetojmë”, ka thënë Duhanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat