Rruga e gjatë e Kosovës për në BE

Politika

Rruga e gjatë e Kosovës për në BE

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 6 nëntor 2017 Në ora: 08:08
ilustrim

Njohësit e integrimeve evropiane e konsiderojnë të vështirë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropoian. Në këtë mënyrë, ata shprehen skeptik në zotimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se në vitin 2019 Kosova mund ta marr statusin e kandidatit.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asociim, të arriturat e deritanishme dhe të gjeturat për vitin 2018.

Kryeministri Haradinaj tha se MSA është dokumenti kryesor në kuadër të raporteve të Kosovës me BE-në.

"Ne kemi identifikuar prioritetet kyçe për vitin 2018 për të arritur progres në kuadër të reformës evropiane. Prioritet kyç i kësaj Qeverie është agjenda evropiane. Dhe synim është që Kosova ta marrë statusin e kandidatit. Kemi ardhur deri tek një vendim që  në takimin, quhet këshilli raportues i MSA-së jo vetëm te shkojnë në raportim të të arriturave, por Kosova vet ta nxjerr ERE-n 2018 dhe më 2019 duhet ta kemi statusin e kandidatit. Brenda javës ne kishim mundur ta aprovojmë një dokument final tonin EREN 2018. Pse po veprojmë kështu sepse e vetmja mënyrë më zotëru një agjende është nëse buron vet. Kjo agjendë nuk është e një Ministrie apo veç e Qeverisë, por e të gjitha institucioneve. Qëllimi është që të dëshmojmë që i kemi marrë seriozisht punët", tha ai.

Image
Donik Sollova

Por në lidhje më zotimin e kryeministrit Haradinaj shprehen skeptik njohës të çështjeve evropiane dhe se e shohin si rrugë të veshtirë në ecjen e integrimeve drejt BE-së.

Donik Sollova profesor universitar i Integrimeve Evropiane ka thenë se do të jetë goxha e vështirë që për me pak se dy vite të arrihet ne një stad të tillë të ecjes ne integrime.

Nuk ka stabilitet politik në Kuvend

“Ne akoma kemi ngërçin e çështjes se demarkacionit që ka stagnuar rrugën tonë integruese dhe kjo nuk e dimë se sa do te zgjate. Po ashtu do të kërkohen reforma te thella te cilat një qeveri si kjo, me një shumicë aspak stabile në parlament do ta këtë shumë të vështirë stabilitetin e kërkuar politik. Një faktor tjetër ndikues do të jenë negociatat më Serbinë të cilat po ashtu mund ta komplikojnë situatën politike. Prandaj kjo aspiratë për marrjen e statusit kandidat më shumë me duket teprim në ambicie se sa gjasë reale për progresin e kërkuar” ka thënë Sollova.

Maloku: Premtimi nuk ka asnjë bazë

Kurse Albinot Maloku njohës i çështjeve politike në vend ka thënë se afatizimi me çështjet që ndërlidhen me euro-integrimet, çoftë liberalizimi i vizave ose tani edhe kandidatura, ku përflitet 2019 si datë, nisur nga përvoja, po dalin me qenë jo aq të sakta. Nisur nga kjo konsideroj që kryeministri Ramush Haradinaj po provon të tingëllojë premtues por nuk ka asnjë bazë që shteti i Kosovës të ketë si datë të kandidaturës vitin 2019. Këtu janë të ndërlidhur edhe faktor tjerë, duke përfshi edhe një situatë jo aq premtuese brenda-për-brenda Bashkimit Evropian.

Image
Albinot Maloku

“Politikat e BE-së janë ambiguniale karshi Kosovës e rajonit dhe nuk besoj që do të ketë ndonjë përmirësim real as nga ana e Brukselit e as nga ana Prishtinës që të mund të qojë deri te konkretizimi i raportit mes tyre. Si pasoj e qasjes së BE-së ndaj Kosovës, mund të ketë edhe një rënie të entuziazmit për euro-integrime në Kosovë e kjo mund të ketë pasoja jo të mira. Jam fortë dyshues në sinqeritetin edhe të vetë Bashkimit Evropian e lere më të klasës aktuale politike në vend që do të ketë lëvizje pozitive në mes Kosovës e BE-së” ka përfunduar Maloku.

Rruga e gjatë e Kosovës për në BE

E sipas politologut Mentor Tahiri dinamika e punës së legjislativit aktual, por edhe preokupimi i qeverisë me gjëra të kota si kauza e demarkacionit, nuk argumenton zotimin që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Përndryshe, Kosova ka para vetës një rrugëtim të gjatë të përmbushjes së një set kriteresh për të fituar këtë status.

Image
Mentor Tahiri

 

“Të ashtuquajturat “Kritere të Kopenhagës” si dhe kërkesa të tjera, nuk janë kërkesa për ekzistimin e një legjislacioni në letër, por edhe zbatimin funksional. Deri tani, përveç Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, që nuk ka statusin e vendit kandidat” ka thenë ai.

Sipas Tahirit zotimi i kryeministrit Haradinaj, megjithatë i ngjason një veprimi deklarativ simpatik, por kjo duhet dëshmuar me gatishmëri konkrete në agjendën e integrimeve dhe assesi jo me politika bllokuese sikurse sikurse me rastin e mosgatishmërisë për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat