“Detyra e deputetit për mua, është veç një korrigjim i një padrejtësie të sistemit ndaj meje’’

Politika

“Detyra e deputetit për mua, është veç një korrigjim i një padrejtësie të sistemit ndaj meje’’

Nga: Drilon Rrahmani Më: 21 nëntor 2017 Në ora: 12:36
Kuvendi i Kosovës

Muharrem Nitaj i AAK-së do të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi që deputeti aktual nga radhët e PDK-së, Agim Aliu, është zgjedhur kryetar i Komunës së Ferizajit.

Në një prononcim për "Bota sot", Nitaj tha se është krejtësisht e pakuptueshme se si është e mundur që nuk ishte pjesë e Kuvendit edhe pse kishte vota më shumë se 40 deputetët aktual të parlamentit të Kosovës dhe se tani është bërë vetëm një korrigjim i një padrejtësie të sistemit ndaj tij.

Image
Muharrem Nitaj

"Une isha deklaruar shumë i pakënaqur me këtë sistem zgjedhor, sepse është krejtësisht e pakuptueshme se si është e mundur që 40 deputetët që kishin më pak vota se sa unë, të ishin pjesë e parlamentit kurse unë jo. Prandaj detyra e deputetit për mua, është veç një korrigjim i një padrejtësie të sistemit ndaj meje’’, tha Nitaj për "Bota sot".

Ai gjithashtu u shpreh se do të ketë për nder të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat