Flet eksperti i sigurisë, ja nga kush varet transformimi i FSK-së në ushtri

Politika

Flet eksperti i sigurisë, ja nga kush varet transformimi i FSK-së në ushtri

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 30 nëntor 2017 Në ora: 15:46
Fadil Kajtazi

Transformimi i Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës duket se po behet çdo herë e më i pa mundur pasi që haptas kundër kësaj janë shprehur gjithmonë Lista Serbe e cila është pjesë përbërëse e Kuvendit të Kosovës derisa zyrtarë nga SHBA kanë thënë se një transformim i tillë mund të behet vetëm nëse njëherë behën ndryshimet kushtetuese të nevojshme, e për të cilat ndryshime duhen 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kurse zyrtarët e Kosovës, njëherë përnjëherë janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji.

E Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë dhe inteligjencës ka thënë se formimi i ushtrisë nuk varet nga Lista Serbe, por nga konsolidimi profesional i FSK- së.

“Formimi i ushtrisë nuk varet nga Lista Serbe, por nga konsolidimi profesional i FSK- së, krijimi i kapaciteteve të kontrollit demokratik të saj nga strukturat që janë ligjërisht ta bëjnë ketë. Kjo është qenësore, dhe pa u arritur kjo NATO nuk miraton shndërrimin e FSK-së në ushtri.  Kuadri i oficerëve të FSK-së i diplomuar në Akademi dhe i specializuar në akademitë me prestigjioze të vendeve të NATO-s, aktualisht ka arrit në nivelin e gardave nënkolonel, dhe ende nuk është plotësuar komplet organika e FSK-së më ketë kuadër. Në momentin që arrihet të plotësohet në mënyrë komplete FSK më kuadër të shkolluar në mënyrë profesionale, plotësohet kushti themelor që FSK të shndërrohet në  ushtri dhe do ta ketë në konsiderate NATO, pastaj pak rendësi ka se çfarë thotë Serbia”, ka thënë Kajtazi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat