“Formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk varet nga Lista serbe”

Politika

“Formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk varet nga Lista serbe”

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 30 nëntor 2017 Në ora: 20:12
FSK

“Kuadri i oficerëve të FSK-së i diplomuar në Akademi dhe i specializuar në akademitë me prestigjioze të vendeve të NATO-s, aktualisht ka arrit në nivelin e gardave nënkolonel, dhe ende nuk është plotësuar komplet organika e FSK-së më ketë kuadër. Në momentin që arrihet të plotësohet në mënyrë komplete FSK më kuadër të shkolluar në mënyrë profesionale, plotësohet kushti themelor që FSK të shndërrohet në  ushtri dhe do ta ketë në konsiderate NATO, pastaj pak rendësi ka se çfarë thotë Serbia” ka thënë Kajtazi.

Transformimi i Forcës se Sigurisë se Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës duket se po bëhet çdo herë e më e pa mundur, pasi që haptas kundër kësaj janë shprehur gjithmonë Lista Serbe, e cila është pjesë përbërëse e Kuvendit të Kosovës.

Zyrtarë nga SHBA kanë thënë se një transformim i tillë mund të behet vetëm nëse fillimisht behën ndryshimet kushtetuese të nevojshme.

Zyrtarët e Kosovës janë zmbrapsur nga plani për transformimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forcë të Armatosur përmes miratimit të një ligji.

Në takimet mes zyrtarëve më të lartë kosovarë dhe zëvendës ndihmës sekretares së mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, përkrahje e gjerë i është dhënë idesë që transformimi i FSK-së në FAK të bëhet me ndryshimin e Kushtetutës, dhe me pajtimin e pakicave.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat