Kosova pa ushtri, ende e pasigurt për t’u vetëmbrojtur

Politika

Kosova pa ushtri, ende e pasigurt për t’u vetëmbrojtur

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 10 dhjetor 2017 Në ora: 20:26
ilustrim

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, u premtua shumë kohë më parë, ndërsa Kosova ende nuk është e gatshme për këtë hap të rëndësishëm. Pavarësisht premtimeve, zyrtarët shtetëror nuk kanë arritur të sigurojnë një buxhet të mirëfilltë për FSK-në,  i cili  do të çonte në hapat e mëtejshëm të bërjes së ushtrisë.

10 vite pas pavarësisë, Kosova nuk e ka ushtrinë e saj. Kësisoj, shteti ynë nuk mund të vetëmbrohet ende dhe vazhdon të ketë nevojë ende për “jetëgjatësinë”  e KFOR-it.

Se çështja e ushtrisë ende lë shumë për të dëshiruar, këtë e ka pohuar edhe zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj. Ai thotë, se janë disa arsye që kanë lënë peng formimin e ushtrisë, duke shtuar se ende ka shumë punë në këtë drejtim.

“Legjislativi –Kushtetuta- në secilën kushtetutë të secilit vend  shkruhet:  Forcat e Armatosura kanë për detyrë ta mbrojnë hapësirën tokësore, ajrore dhe detare (nëse ka det). A ekzistojnë rrethanat politike që kjo të zbatohet në Kosovë. Mendoj që jo. Dhe ka ende shumë punë në  këtë drejtim. Në kushtetutën e Serbisë Kosova ende ekziston si pjesë e saj. Edhe kjo përbën problem për faktorët ndërkombëtarë. Pra duhet një punë shumë serioze e bashkërenduar me faktorët e brendshëm dhe të jashtëm veçanërisht me shtetet  anëtare të NATO-së, që të hyjë në Kushtetutën e Kosovës formimi i FAK –ut”, thekson Xhemajlaj për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat