Formimi i FAK-ut, peng i krerëve të shtetit

Politika

Formimi i FAK-ut, peng i krerëve të shtetit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 24 dhjetor 2017 Në ora: 20:00
FSK

“Unë deri më sot nuk kam parë dikë që ka dhënë dorëheqje dhe jo vetëm në Kosovë por as në Ballkan që japin dorëheqje liderët për diçka që e kanë thënë dhe që nuk e kanë realizuar. Bile të tillët edhe e kanë mbështetur mendimin e vet, gjoja se në atë kohë ka pasur fushatë. Sepse, nëse veç pak kishin pas moral këta njerëz në politikë, mos realizmi i vizave dhe formimi i ushtrisë normal që është dashur  të japin dorëheqje dhe do të ishte llogaria më e madhe që do ta jepnin para qytetarëve”, ka thënë deputeti Haxhi Shala.

Ndonëse ishte thënë e premtuar se gjatë vitit 2017 Kosova veç do të kishte Ushtrinë e saj, megjithatë Kosova edhe këtë vit nuk arriti të themelojë Forcat e Armatosura. Faji kryesor për këtë po vazhdon t`i mbetet pamundësisë për ndryshime kushtetuese, ku kërkohen dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilat nuk mund të arrihet pa votat e Listes serbe.  Por këto pengesa nuk i kishin, nuk ishin pengesë për dhënien e premtimeve nga liderët e shtetit, se deri në fund të këtij viti Kosova do të bëhet me ushtri. Presidenti i vendit Hashim Thaci, kishte tentuar që Ushtria të formohej nëpërmjet ligjit për FSK-në, por një gjë e tillë kishte rezultuar e pasuksesshme.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se për mos krijimin e FAK-ut, apo liberalizimit të vizave  përgjegjësitë kryesore e bartin ata që i kanë fituar zgjedhjet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat