“Klani mafioz nga tri familje që diktojnë jetën politike në Kosovë”

Politika

“Klani mafioz nga tri familje që diktojnë jetën politike në Kosovë”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 17:25
Ilustrim

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, në konferencën e fundvitit që kishte sot, nuk e la pa përmendur edhe skenën politike aktuale në Kosovë, ku thotë se jeta politike në vend diktohet nga Klanet Mafioze që përbëhen nga tri familje.

“Kemi një Klan Mafioz nga tri familje në Kosovë të cilat diktojnë jetën politike në Kosovë. Pra pa hezitim, këtu janë trifamilje të cilat kontrollojnë gjithçka në Kosovë dhe po shihet së fundmi edhe luftën e pa kompromis që po e bëjnë për Gjykatën Speciale. Të gjithë e dimë se ku është Kosova sot, të gjithë e dimë se kemi politikan të korruptuar, të gjithë e dimë që kemi televizione që janë të varura nga pushteti etj..” –tha Islami 

Ai përmendi edhe Klanin Pronto dhe kryeprokurorin e shtetit.

“ Te gjithë e kemi dëgjuar klanin pronto para pak kohësh ku prokurori i shtetit është i emëruar, pra, nuk ka drejtësi në shtet kur ka emërime, nuk ka drejtësi në një shtet kur gjykata dhe prokuroria diktohet nga shteti. Ai shtet është shtet kriminal që udhëhiqet nga kriminelët dhe atyre duhet t’i jepen dënimet e merituara”- deklaroi Islami

Mes tjerash ai tha se nga pushtimi klasik që kemi pasur nga Serbia, tash kemi pushtim modern sepse qeveritarët kanë pushtuar gjithçka çfarë kemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat