Kërkohet gjykim edhe për Kryeministrin Haradinaj - Bota Sot
Kërkohet gjykim edhe për Kryeministrin Haradinaj

Politika

E martë, 18 shtator 2018

Kërkohet gjykim edhe për Kryeministrin Haradinaj

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 janar 2018 Në ora: 14:51
Ramush Haradinaj

Analisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se procesi për t`i gjykuar deputetët për hedhje  të gazit lotsjellës duhet t`i përfshi të gjithë ata që janë të involvuar.

“Mendoj se ky proces i nisur duhet ti përfshije të gjithë deputetët të cilët kanë qenë të involvuar në hedhjen e gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera në Kuvendin e Kosovës, për ta penguar punën e legjislativit të vendit”, ka theksuar ai.  

Image
Nexhat Haziri

Gjithashtu, ai ka thënë se nëse ky proces i drejtësisë përkufizohet vetëm me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ishte drejtësi selektive dhe se në këtë rast nuk duhet të amnistohet askush.

“Atëherë kemi të bëjmë me një proces të padrejtë, me drejtësi selektive dhe të ndikuar politikisht kundër një subjekti të caktuar politik. Pra në këtë rast nuk duhet të amnistohet askush, pasi një veprim i tillë e dëmtoj shumë Kosovën duke e lënë prapa shumë proceseve dhe punëve të pa kryera si rezultat i paralizimit të punës së Kuvendit, si dhe dëmtuan imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar”, ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar nuk janë vetëm deputetët e VV-së ata që kanë hedhur gaz lotsjellës, janë edhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën.

“Andaj nuk ishin vetëm deputetët e LV-se Ata që hodhën gazin lotsjellës në kuvend, por edhe ata nga AAK-ja, NISMA, pra edhe vetë kryeministri aktual z.Haradinaj. Dhe nëse duhet të mbështetemi në atë thënien e famshme se askush mbi ligjin, atëherë nuk duhet të ketë dënime vetëm për deputetët e LV-se në këtë rast”, ka thënë Haziri.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test