Një bisedë mes Aida Dërgutit dhe një aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, shpërfaqë edhe më shumë dallimet dhe mospajtimet në subjektin më të madh në opozitë, tash brenda krahut, i cili, të paktën në opinion, është pozicionuar kundër Kurtit.
Deputetja Dërguti, në një komunikim në rrjetin social Facebook, flet për Dardan Molliqajn, që ka kundërshtuar hapur kandidaturën e Kurtit për Kryetar të partisë.
Ajo thotë se Molliqaj ishte nxënës i Albin Kurtit. Sipas saj, ata janë njëlloj ideologjikisht dhe se ka dallime me të.
Në një komunikim tjetër, që ka siguruar Dukagjini, deputeti Dukagjin Gorani i shkruan një aktivistit se shumica e zyrtarëve të partisë që i takon, nuk kanë haber se çka është e majta progresive dhe socialdemokracia, duke përmendur emrat e deputetëve Besa Baftiu dhe Fisnik Ismajli.
Pas situatës së krijuar, Visar Ymeri bashkë me disa deputetë tjerë, dhanë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e partisë.
Deri tash, vetëm Shpend Ahmeti ka zgjedhur të heshtë.
Megjithatë, një fotografi, të cilën e ka siguruar media shihet se ka një afërsi më të madhe me Dardan Molliqajn, vetura e të cilit është parë te shtëpia e Kryetarit të Prishtinës.