Kosova mund të dështojë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Politika

Kosova mund të dështojë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 7 janar 2018 Në ora: 20:39
Këshilli i Evropës

“Vendimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës në Asamblenë Parlamentare, e cila mban seancat plenare çdo tre muaj në Strasburg, kërkon 2/3  e votave  të këtyre shteteve, mirëpo  problemi qëndron se aty janë disa shtete të cilat nuk na njohin si Rusia dhe disa ish-republika sovjetike të cilat përsëri mund të jenë pengesë me 5 vendet e BE-së, plus Serbinë ta bllokojnë anëtarësimin në këtë organizatë”, thotë për “Bota sot”, Lirim Zorra ligjërues në Kolegjin ISPE.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e destinuar të dështoj edhe sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ngjashëm më atë para dy vjetëve në UNESCO.

Kjo për faktin se për tu bërë anëtar në këtë instancë ndërkombëtare, Kosovës i nevojiten dy të tretat e votave të shteteve anëtare në këtë organizatë.

Në mbledhjen e parë të ekzekutivit për vitin 2018, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka njoftuar kabinetin qeveritar me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për aplikim dhe anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Madje, ai ka bërë të ditur se është themeluar një grup punues nga ekspert të ministrisë dhe ekspertë nga shoqëria civile që do të përgatisin një plan të veprimit për institucionet e Republikës së Kosovës.

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm.

“Anëtarësimi në organizata  ndërkombëtare është një formë e fuqizimit të shtetësisë së një vendi, andaj çdo shtet dëshiron të jetë pjesë e organizatave rajonale, kontinentale ose ndërkombëtare, andaj edhe Kosova këtë e ka si qëllim primar”, thotë për “Bota sot”, Lirim Zorra ligjërues në Kolegjin ISPE.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat