Flet ish-anëtari i VV-së, ky do jetë fundi i Lëvizjes Vetëvendosje

Politika

Flet ish-anëtari i VV-së, ky do jetë fundi i Lëvizjes Vetëvendosje

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 7 janar 2018 Në ora: 21:13
Vetëvendosje

Është e kuptueshme se Lëvizja Vetëvendosje tani është duke përjetuar momentet më të vështira prej se është themeluar në vitin 2005.

Nga funksionet e partisë këto ditë dhanë dorëheqje Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shqipe Pantina dhe së fundi Zgjim Hyseni, përcjell “Bota sot”.

Kriza që e ka kapluar këtë parti nga të tjerët po shihet si e pamundur për t’i mbijetuar. I këtij mendimi është edhe ish-koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Image
Arben Gecaj

Ish–anëtari i Vetëvendosjes, Arben Gecaj, duke i komentuar zhvillimet e fundit brenda ish–partisë së tij, ka thënë se Vetëvendosje ka gjasa minimale t’i mbijetojë krizës së fundit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka gjasa minimale t’i mbijetoj krizës. Krejt kjo, si shkak i kombinimit të grupeve të ndryshme ideologjike si dhe ekstremeve fetare në Vetëvendosje, të cilat nuk kanë as lidhje logjike”, tha Gecaj për “Bota sot”

Ai thotë se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosjes ishte çmontimi i Partisë Demokratike të Kosovës. Por, sipas Gecajt, Vetëvendosje duke luftuar atë qëllim, e çmontoi vetveten.

“Albin Kurti qëllimin e tij jetësor për të mundur Hashim Thaçin nuk po mund ta realizoj. Tani e ka të qartë, ose i nënshtrohet PDK-së, ose gati se bëhet i parëndësishëm. Mos të harrojmë, qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosjes ishte çmontimi i PDK-së, duke luftuar atë qëllim, çmontojë VV-në, më të vërtetë kjo është shumë tragjike”, përfundoi Arben Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat