“Konventa e PDK-së për të fuqizuar rolin e PDK-së në prag të arrestimeve nga Specialja”

Politika

“Konventa e PDK-së për të fuqizuar rolin e PDK-së në prag të arrestimeve nga Specialja”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 janar 2018 Në ora: 17:07
Hashim Thaçi- Kadri Veseli

Duke folur rreth asaj se a do të jetë kryetar sërish Kadri Veseli edhe pas konventës  së përgjithshme të PDK-së dhe se çfarë ndryshimesh pritën në këtë subjekt, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “ Bota sot” se  konventa e PDK-së mbahet për të fuqizuar rrolin e PDK-së në prag të arrestimeve nga Gjykata Speciale.

Sipas tij, nëse Kadri Veseli fuqizon brenda PDK-së njerëz që priten të arrestohen ky do të jetë gabim i rëndë, pasi do e trondiste fort këtë parti.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse Kadri Veseli nuk dëshiron të shpërbehet PDK-ja atëherë ai duhet të jep dorëheqje që në këtë konventë, duke përjashtuar nga pozitat e larta të gjithë ata që do të arrestohen. Në këtë Veseli po bën të kundërtën duke fuqizuar personat që do të arrestohen. Ai  po mundohet të ngris ndjeshmërinë në publik. Dhe kjo natyrisht se është e rrezikshme dhe mundësi për eskalim të gjendjes Kadri Veseli po legjitimon veten, vetëm sa për të fuqizuar veten para Gjykatës Speciale, dhe shumë mirë dihet se këto janë lojërat e tij dhe të Hashim Thacit”, është shprehur analisti politik Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat