Presidenti “lanë gjynahet” me një libër biografik

Politika

Presidenti “lanë gjynahet” me një libër biografik

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 janar 2018 Në ora: 20:35
Hashim Thaçi

“Shteti i ri, shtet-ndërtuesi  modern, Hashim Thaçi - Një biografi” është libri që shumë shpejtë do të botohet, ku do te jetë një libër biografik për presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Libri “Neë State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” me gjithsej 320 faqe, pritet të botohet në shkurt, nga dy gazetarë britanik Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Lajmin për ketë libër e ka konfirmuar edhe vetë presidenti, ku ka thënë se është ne dijeni rreth këtij libri, mirëpo nuk ka shumë informacione se çfarë do te shkruhet në të.

Njohësi i çështjeve politike, profesor Jeton Kelmendi ka thëne për gazetën “Bota sot”, se në vazhdën e aventurave të mëdha që i ka nisur Presidenti Thaçi, për ti sjellë sa më shumë të këqija Kosovës edhe kjo është një pike tjetër për ta fshehur biografinë e tij të ndytë.

“Mendojë që nuk është punë e madhe të zgjidhen dy persona jo profesionist, jo korrekt,  të cilët mundë ta shkruajnë një libër, por problemi është  çka do të shkruhet dhe çka do të thuhet në të. Realisht në aspektin intelektual Thaçi  lë shumë për të  dëshiruar, sepse në biografinë e tij nuk ka asnjë pikë të vetme që të tregojë konceptin e tij intelektual dhe nga ana tjetër veprimtaria e tij është në hije”, ka thënë Jeton Kelmendi.

"Dihet se që nga ardhja e tij në politikë, ka ardhur në një mënyrë agjentureske, dhe nuk ka dilemë se shërbimi inteligjent sekret serb e ka rekrutuar Thaçin në politikën e Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë aspak rezultat dhe ai libër mund të paguhet me para të popullit mirëpo nuk do të ketë ndryshme, sepse Thaçi do të jetë po ai palaço i politikës kosovare, njeriu që i ka sjellë probleme vendit ,që po i përçan faktorët politik dhe së fundmi  që po e përçanë Kosovën në raporte  me miqtë ndërkombëtare si me Amerikën dhe vendet perëndimore. Kështu që çfarëdo libri që shkruhet, Thaçi do te mbetet po ai i njëjti njeri i cili prodhon vetëm të këqija”-ka theksuar Kelmendi për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat