Dënimi i deputetëve të Vetëvendosjes, a u amnistuan ata të AAK-së dhe Nisma-së?

Politika

Dënimi i deputetëve të Vetëvendosjes, a u amnistuan ata të AAK-së dhe Nisma-së?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 janar 2018 Në ora: 11:14
Deputeti Albin Kurti

Në muajin dhjetor të 2017 katër deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj – Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli janë dënuar me 5.8 vite burg me kusht nga Gjykata Themelore e Prishtinës për hedhje të gazit lotsjellës në Parlament.

Por, për veç deputeteve të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës ka edhe deputetët të tjera partive që kanë hedhur gazin lotsjellës, si të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e Nisma për Kosovën të cilët gjatë vitit 2015-2016 sa kanë qenë në opozitë patën kundërshtuar marrëveshjen me Serbinë për Asociacionin dhe me Malin e Zi për Demarkacionin, por që nuk janë gjykuar për veprimin e tyre.

Topalli: Nuk ka pas ndarje selektive

Lidhur me këtë çështje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli ka thënë për “Bota sot” se nuk ka pasur ndarje selektive pasi që dënime janë bërë sipas radhës se hedhjes se gazit lotsjellës.

Image
Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli

“Dënimet janë bërë sipas radhës se hedhjes se gazit lotsjellës. Nuk mund të them se ka pas ndarje selektive, por ka pas gjithsesi represion jashtë mase”, ka deklaruar Topalli.

Hedhja e gazit, vepër penale

Ndësra njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë për “Bota sot” se  persona të cilët kanë hedhur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duhet të ndëshkohen penalisht.

Image
Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani

“Kjo është e qartë të gjithë të cilët kanë përdorur si mjet gazin lotsjellës në Kuvend për të ndërpre punimet e kuvendit, e që në kodin penal të Kosovës cilësohet si armë duhet të marrin dënimin e merituar pa përjashtim kjo është vepër penale e dënueshme me ligj dhe të gjithë ata persona të pa autorizuar që kanë përdor gazin lotsjellës duhet të ndëshkohen penalisht”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Drejtësi selektive

Ndërsa, analisti Faik Krasniqi ka thënë se nuk është diçka e re që në Kosovë drejtësia është selektive dhe se në shumicën e rasteve dënimet kanë qenë politikisht të motivuara.

 “Prej pasluftës s'kemi asnjë dënim të vetëm të ndonjë politikani të profilit të lartë, për korrupsion ose krim të organizuar. Kurse në anën tjetër nga Departamenti Amerikan i Shtetit korrupsini është cilësuar endemik”, ka potencuar Krasniqi.

Image
Analisti Faik Krasniqi

Ai për më tepër ka thënë se është vendim politik i Gjykatës që për hedhje të gazit të gjykohen dhe dënohen vetëm deputetët e një partie.

“Gaz lotsjellës në Kuvend kanë hedhur edhe deputetë e partive tjera opozitare atëbotë. Dënime të tilla të motivuara politikisht duhet të marrin fund. Ose të falen edhe deputetët e dënuar, respektivisht deputetët e Vetëvendosjes, ose të gjykohen dhe dënohen edhe deputetët e tjerë që kanë bërë një gjë të tillë”, ka theksuar Krasniqi.

Nuk duhet të amnistohet askush!

Kurse analisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se procesi për t`i gjykuar deputetët për hedhje  të gazit lotsjellës duhet t`i përfshijë të gjithë ata që janë të involvuar.

“Mendoj se ky proces i nisur duhet ti përfshije të gjithë deputetët të cilët kanë qenë të involvuar në hedhjen e gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera në Kuvendin e Kosovës, për ta penguar punën e legjislativit të vendit”, ka theksuar ai.

Haziri ka shtuar se nëse ky proces i drejtësisë përkufizohet vetëm me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ishte drejtësi selektive dhe se në këtë rast nuk duhet të amnistohet askush.

Image
Analisti Nexhat Haziri

“Atëherë kemi të bëjmë me një proces të padrejtë, me drejtësi selektive dhe të ndikuar politikisht kundër një subjekti të caktuar politik. Pra në këtë rast nuk duhet të amnistohet askush, pasi një veprim i tillë e dëmtoj shumë Kosovën duke e lënë prapa shumë proceseve dhe punëve të pa kryera si rezultat i paralizimit të punës së Kuvendit, si dhe dëmtuan imazhin e vendit në rrafshin ndërkombëtar”, ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Ai ka thënë nuk janë vetëm deputetët e VV-së ata që kanë hedhur gaz lotsjellës, janë edhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës për Kosovën.

“Andaj nuk ishin vetëm deputetët e LV-se Ata që hodhën gazin lotsjellës në kuvend, por edhe ata nga AAK-ja, NISMA, pra edhe vetë kryeministri aktual z.Haradinaj. Dhe nëse duhet të mbështetemi në atë thënien e famshme se askush mbi ligjin, atëherë nuk duhet të ketë dënime vetëm për deputetët e LV-se në këtë rast”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat