Specialja, a mund të ketë përçarje brenda PDK-së?

Politika

Specialja, a mund të ketë përçarje brenda PDK-së?

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 9 janar 2018 Në ora: 17:41
PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, në një kolumne të tij shprehi qëndrimin e tij pro Gjykatës Speciale, ndërsa vetëm dy javë më parë ai së bashku me Thaçin dhe Haradinajn deshën ta shfuqizojnë atë.

Por pas ndryshimit të qëndrimit të Veselit ndaj Speciales, deputetë të tjerë të PDK-së që kanë deklaruar që janë pro shfuqizimit të Gjykatës, nuk kanë dalë ende me një mendim të njëjtë me kryetarin e partisë së tyre.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota Sot”, thotë se deklaratat e të parit të PDK-së nuk mund të shkaktojnë përçarje brenda partisë së tij, pasi sipas Krasniqit ka pasur raste edhe më herët që brenda PDK-së ka pasur disa mospajtime, por nuk kanë arritur që PDK-ja të përçahet.

“Me përjashtim të disa deputetëve që do të mund të votonin pro zhbërjes së Gjykatës Speciale, në rast se do të sillej në Kuvend, shumica e deputetëve të PDK-së gjithmonë kanë votuar ashtu siç ka vendosur kryetari dhe kryesia e kësaj partie. Kështu që nuk pres që deklaratat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, do të shkaktojnë përçarje brenda PDK-së. Edhe ndërrimi i kryetarit pati kaluar pa trauma të mëdha, edhe pse ka pasur pakënaqësi nga disa prej anëtarëve të PDK-së, që ishin krahu i djathtë i Hashim Thaçit, dhe zgjedhja e Kadri Veselit kryetar partie, i kishte hidhëruar për shkak që nuk kishte më poste për ta”, potencoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat