Topi në duar të LDK-së

Politika

Topi në duar të LDK-së

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 janar 2018 Në ora: 19:52
Isa Mustafa

“Dihet që pushteti nuk fitohet vetëm, andaj pas zhvillimeve në VV, LDK duhet të nis bashkërendimin e veprimeve opozitare, në mënyrë që të jetë gati për çfarëdo situate”, ka thënë analisti politik Imer Mushkolaj.

Pas ngjarjeve që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë, përfshirë këtu edhe rrezikimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë, siç ishte rasti i fundit me refuzimin e vizës për kryeministrin Ramush Haradinajn, LDK-së siç duket po i “shtrohet rruga” për të marr pushtetin në duar përsëri.

Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, duke thënë se LDK do të përfitojë më së shumti nga kjo situatë.

Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se pozicionin e LDK-së, tanimë të bërë publik nuk do ta ndryshojnë.

“T’ju them të drejtën, ne nuk do të mbështesim iniciativa të cilat na largojnë nga miqtë e privuar ndërkombëtar. Ndërsa jo vetëm rasti i fundit, por e gjithë puna e kësaj qeverie, duke përfshirë edhe mënyrën e formimit të saj, kanë provuar se kjo qeveri duhet të ik sa më parë që të jetë e mundur”, është shprehur Gecaj.

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë për “ Bota sot” se LDK do të përfitojë më së shumti nga kjo situatë, por sipas tij kjo është e kot nëse nuk di ta kapitalizojë edhe në bashkëpunim me pjesën tjetër të opozitës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat