Analistët paralajmërojnë pasojat e dorëheqjeve nga Vetëvendosje

Politika

Analistët paralajmërojnë pasojat e dorëheqjeve nga Vetëvendosje

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 9 janar 2018 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Edhe në fillim të kësaj jave  anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vazhduar me dorëheqjet e tyre.

Të martën nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje, kryetar i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati. Po ashtu dorëheqje kanë dhënë Delegati i Këshillit të Përgjithshëm në Gjermani, Kujtim Robelli, si dhe  Vlorian Molliqaj, vëllai i ish sekretarit të VV-së Dardan Molliqajt. Këta tashmë ish anëtar, kanë deklaruar se, kjo po ndodhë si pasojë e mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti politik.

Por, ekspertët për gazetën “Bota sot” kanë thënë se kjo situatë do të ndikojë tek votuesit, pasi që votat të cilat i kanë pasur të gjithë se bashku mund të mos i kenë më.  Një arsyeje tjetër, pse kanë ardhë deri tek kjo përçarje, sipas tij, mund të ketë ardhur edhe si pasojë e anëtarësimi i individëve të caktuar nga partitë tjera politike në Lëvizje. 

Lidhur me këtë çështje, politologu Gurakuç Kuçi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Lëvizja Vetëvendosje është duke kaluar në një boomerang të kritikave që dikur ua ka dhënë partive të tjera, me çka edhe po njëjtësohet.

“Vetëvendosje dhe Albin Kurti  janë duke e vuajtur një problem të tyre taktik dhe statutor. Gjatë periudhës kur ishte kryetar partie Visar Ymeri, që realisht jo me zërin e vërtetë që duhet të ketë lideri i një partie politike, në një vend ku demokracia më shumë kuptohet si konkurrencë për pushtet se sa pranim i meritokracisë, lejoi që paralelisht të rriten njerëz që do i bëjnë konkurrencë liderit pa post Albin Kurtit. Kur erdhi koha që Albin Kurti të bëhet prapë kryetar i partisë Vetëvendosje, krahu që kishte shfrytëzuar mundësinë e cekur më lartë, nuk u treguan të gatshëm të pranojnë një kryetar të vërtetë i cili ka legjitimitet të gjerë brenda partisë apo Lëvizjes siç e quajnë ata vet”, ka thënë ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat